Maqedonia
Mbledhje private e Ivanovit, BDI e konsideron si jo legjitim
Zëdhënesi i BDI-së, Bujar Osmani, duke komentuar mbledhjen e djeshme të Këshillit të Sigurimit në zyrat e presidentit të Shtetit, Gjorge Ivanov, e ka quajtur atë inekzistente.
“Besoj se ajo mbledhje është inekzistente ose private pasi Gjorge Ivanovin e konsiderojmë si jo legjitim. Por sidoqoftë është takimi i një anshëm ku nuk marrin pjesë përfaqësues të bashkësive etnike në vend që edhe më shumë e arsyeton iniciativën e BDI-së të aso kohe për president konsensual, tani shihet qartë se sa e drejtë ishte dhe çfarë pasoja ka zgjidhja e një anshme e tij, por sidoqoftë do të rrumbullakosja se bëhet fjalë për një mbledhje inekzistente për Këshillit e Sigurisë” tha Osmani.