☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,644 ▲ +0.29% ETH $2,157 ▲ +1.02% XRP $1.4386 ▼ -0.54% SOL $90.1300 ▲ +1.5%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Mblidhet grupi i PS, Blushi “rebelohet” sërish: Të çlirojmë partinë nga diktati

Partia Socialiste ka zhvilluar këtë të hënë mbledhjen e radhës të grupit parlamentar, ku sërish ka spikatur qëndrimi i deputetit Ben Blushi për mbajtjen e zgjedhjeve për kryetarin.

Në përfundim të mbledhjes, Blushi ka deklaruar se Partia Socialiste po mbahet peng nga një grup biznesmenësh dhe individësh me të shkuar kriminale.

“A mund të ketë Shqipëria një sistem demokratik nëse partitë nuk janë demokratike? A mund të ketë demokraci nëse në parti futen biznesmenë apo njerëz me të shkuar kriminale? Burimi i pushtetit në Shqipëri janë partitë politike. Ato zgjidhen nga populli dhe krijojnë Parlamentin dhe institucionet. Por institucionet nuk mund të jenë të pastra kështu. Nuk do ketë shpresë për brezat e rinj, konkurrencë të lirë, etj, nëse partitë tona nuk çlirohen nga diktati i kapjes së tyre. Kjo po ndodh sot në PS. Statuti po shkelet, drejtësia po thyhet. Sot thuhet, po bëjmë reforma, s’na duhen zgjedhjet”, ka thënë Blushi.

Ndërsa anëtari i kryesisë së PS, Arben Ahmetaj ka deklaruar se në fokus të mbledhjes së grupit kanë qenë reformat. “Në mbledhjen e grupit u fol për reformat, për qytetarët dhe tendencën pozitive të ekonomisë”, ka thënë Ahmetaj, duke i bërë referim vlerësimit të Standard & Poor’s për Shqipërinë.

“Ne ndajmë me grupin parlamentar gjithë zhvillimet pozitive për ekonominë dhe ndajmë detyrat për reformat”, ka vijuar Ahmetaj, i cili ka hedhur poshtë zërat për afera korruptive me konçesionet.

“Konçesionet nuk dalin asnjëherë jashtë programit të PS kur ishte në opozitë. Partneriteti publik-privat bëhet për të rritur investimet dhe shërbimet”, ka thënë Ahmetaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.