Tiranë 12°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,252 ▼ -2.35% ETH $1,998 ▼ -2.34% XRP $1.3369 ▼ -0.72% SOL $82.9700 ▼ -2.53%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Parlamentare

Mblidhet sot Këshilli i Mandateve per imunitetin e Arben Ahmetaj

Sot mblidhet Këshilli i Mandateve, pasi Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit, SPAK, i kërkoi Kuvendit një ditë më parë dhënien e autorizimit për arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Mbledhja nis në orën 16:00, ku do të diskutohet mbi heqjen e mandatit të deputetit, Ahmetajt.

Dy janë skenarët për këtë proces heqje imuniteti të ish zëvendës kryeministrit deputetit Arben Ahmetaj.

Skenari i parë: Arben Ahmetaj heq dorë vullnetarisht nga mandati.

Skenari dytë: Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet nga ku Ahmetaj mund të marrë pjesë apo të ketë përfaqësuesin ligjor sipas dëshirës.

Ky këshill formulon dhe e dërgon relacionin i cili duhet të votohet në kuvend. Në momentet kur kuvendi konfirmoi marrjen e kërkesës së SPAK, në kryesinë e kuvendit Taulant Balla mbase për herë të fundit drejtonte mbledhjen e grupit kuvendor socialist. Pak metra më tutje në vilën qeveritare 31 kryeministri Edi Rama vijoi normalisht agjendën e ditës së tij të punës.

Gazment Bardhi kryetar i grupit parlamentar të PD i dorëzoi kryetares të kuvendit këtë kërkesë për ti vënë në dispozicion materialet e dërguara nga SPAK dhe thirrjen pa asnjë vonesë të Këshillit për Rregulloren mandatet dhe imunitetin.

Koha kur SPAK e dorëzoi kërkesën është e mirë-kalkuluar pasi seanca e fundit e parlamentit për këtë legjislaturë nga ku duhet votuar heqja imunitetit të Arben Ahmetajt, është 20 Korrik.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.