Mbyllet Kupa e Botës, Lara Colturi : Tani dua të pushoj pak, e di ku duhet të përmirësohem!
Ka përfunduar Kupa e Botës në ski me garat e sotme në Slalomin gjigant në Norvegji. Skiatorja shqiptare, Lara Colturi, në zbritjen e parë ka regjistruar kohën 1:09.18, kurse në zbritjen e dytë kohën 1:10.06. Në total ka arritur kohën 2:19.24.
Në Lilehamer të Norvegjisë u zhvillua etapa e fundit e Kupës së Botës në ski, që është transmetuar në RTSH. Për skiatoren shqiptare ishte një edicion mjaft i mirë, me 4 pode dhe një vend të 15-të që premton shumë për sezonin e ardhshëm.
Po ashtu, paraqitja e saj në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026” ishte mjaft pozitive.
Në Slalomin Special një ditë më parë Colturi zuri vendin e 16-të dhe u shpall sportistja më e mirë e moshës deri në 21 vjeç.
Pas mbylljes së këtij edicioni të Kupës së Botës me garat e sotme, Colturi për RTSH u shpreh: “Sezoni në fakt filloi shumë mirë, me podiumet që kemi parë në ekranin e RTSH. Mendoja se do isha pak më mirë fizikisht dhe mendërisht. Tani që sezoni përfundoi mund të fokusohem tek ato çfarë mund të përmirësoj.
Tani dua të çlodhem të pushoj pak dhe të filloj pastaj punën për sezonin e ardhshëm, sepse fillon shumë shpejt. E di se ku duhet të përmirësohem për të arritur rezultate më të mira”.
The post Mbyllet Kupa e Botës, Lara Colturi për RTSH: Tani dua të pushoj pak, e di ku duhet të përmirësohem! appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.