Politika

Mbyllet pa incidente protesta e opozitës

Protesta e sotme para Kryeministrisë,, ishte demonstrim i qartë jo vetëm force por edhe vendosmërie se shqiptarët janë distancuar nga Edi Rama.

Kryeministri më i keq që ka njohur vendi, me pasojat më të tmerrshme që i janë shkaktuar shqiptarëve, nuk meriton të qeverisë më vendin.

Thirrjet e shqiptarëve ishin në kor dhe ajo frazë do të jetë refren për kryeministrin: “Edi Rama o hajdut, boll vodhe shko në burg”!

Kuptimplota ishin edhe mesazhet e kryetarit të PL, Ilir Meta se populli do ndryshimin dhe Edi Rama duhet të largohet.

Kryetari i PD, Sali Berisha përcolli një apel direkt për ndërkombëtarët, duke kërkuar prej tyre që të mos mbështesin një qeveri të korruptuar.

Por, një paralajmërim i drejtpërdrejtë shkoi edhe për Edi Ramën, që të mos guxojë të prekë votën e shqiptarëve, pasi pasojat do të bien mbi të.

Në mbyllje, protestuesit përkujtuan të rinjtë që kanë humbur jetën në duart e policisë, teksa ndezën qirinj në shkallët e Kryeministrisë.

Tubimi historik i opozitës u mbyll pa incidente, por policia shoqëroi një protestues në mënyrë të pakuptimtë.

Shqiptarët protestuan paqësisht dhe tashmë presin reflektimin e Edi Ramës i cili tashmë ka kundër shumicën e qytetarëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button