Rajoni

Mbyllet redaksia e radios ”B92” simbol i rezistencës kundër Milosheviçit

Redaksia e radios serbe ”B92”, simbol i pakundërshtueshëm i rezistencës ndaj ish-diktatorit, Slobodan Milosheviç dhe e gazetarisë së pavarur, pushoi së ekzistuari me vendim të drejtorisë së kanalit privat ”B92”, njoftojnë sot burime që përputhen.
“Kjo është goditja e fundit që i jepet kësaj radioja, e cila, pasi ka ndjekur hap pas hapi për vite të tëra rrëzimin e Milosheviçit (në tetor 2000), humbi identitetin e saj”, deklaroi Biljana Vujasinoviç, gazetare e kësaj redaksie, e cila u pushua nga puna dje.
Vujasinoviç shtoi se, sipas informacioneve që ajo ka, 13 anëtarë të redaksisë, gazetarë, inxhinierë zëri dhe prezantues, janë shkarkuar nga puna dje pasdite.
“Jam akoma e tronditur, por guxoj të shpresoj se fryma e radios ‘B92′ e farkëtuar në vitet ’90 vazhdon të jetë e gjallë dhe se ajo do të frymëëzojë media të tjera”, deklaroi Misa Stojiljkoviç, një tjetër anëtar kyç i redaksisë, i cili është pushuar gjithashtu nga puna.
Drejtoria e B92-it, e privatizuar në fund të 2010-s, njoftoi në një komunikatë, pa konfirmuar shkurtimet, se « radioja do t’i nënshtrohet rinovimit dhe modernizimit, gjë që do të sjellë ndryshime”.
Që nga dje pasdite, radioja transmeton vetëm muzikëdhe asnjë buletin informativ.
Radio ”B92” ishte krijuar në vitin 1989, në prag të një vale konfliktesh të përgjakshme që  shoqëruan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë në vitet 1990.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button