🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.07 ▲2.2%
ARI 4,425 ▲0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,229 ▲ +4.15% ETH $2,159 ▲ +5.65% XRP $1.4185 ▲ +3.41% SOL $91.8700 ▲ +6.95%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.07 ▲2.2 % ARI 4,425 ▲0.4 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Mbyllin dyert 4000 biznese

Lista e bizneseve pasive që nisi të jetë transparente në pranverë të këtij viti është shtuar edhe me rreth 4000 mijë biznese të tjera në dy muajt e fundit.

Në fillim të muajit maj lista e bizneseve që kanë deklaruar në tatime pezullimin e aktivitetit ishte rreth 91 mijë biznese, ndërsa  me 1 korrik ku shënohet edhe azhurnimi i fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve numri i bizneseve pasive arriti në 95,089 biznese.

Aplikimi i një sistemi të ri informatik në tatime dhe ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore në fillim të vitit që shkoi ka mundësuar krijimin e regjistrit pasiv të tatimpaguesve.

Kalimi nga regjistri aktiv në atë pasiv bëhet automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve, duke shmangur tërësisht procedurën manuale të inspektorëve tatimore.

Një biznes kalon në regjistrin pasiv kur për një vit rresht nuk ushtron aktivitet tregtar dhe për pasojë nuk bën asnjë deklaratë tatimore. Gjithashtu bizneset pasive duhet të kenë shpallur pezullimin e Veprimtarisë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Nisur nga këto zhvillime shihet se rreth gjysma e bizneseve në vend kanë pushuar aktivitetin (nga rreth 180 mijë biznese që raportohen statistikisht). Ministria e Financave ka sqaruar se këto biznese datojnë që prej vitit 1991 dhe ka pasur qindra e qindra parregullsi në pasivitetin e regjistruar të këtyre bizneseve ndër vite.

Shumë prej tyre kanë falimentuar, por nuk kanë bërë procedurën e falimentit, shumë prej tyre janë mbyllur dhe nuk kanë bërë procesin e mbylljes, shumë kanë kaluar në pasivitet ligjor dhe nuk janë pastruar kurrë nga regjistrat.

Pastrimi i regjistrit është marre si një nga masat anti-evazion.

Kështu Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka krijuar edhe një regjistër me bizneset që realisht janë tatimpagues. Më pas ky regjistër duhet administruar në mënyrë rigoroze, duke i përjashtuar bizneset që nuk paguajnë për dy apo tre periudha tatimore rresht.

Bizneset mund të futen sërish në regjistër vetëm pasi të kenë shlyer detyrimet, por teksa lista e bizneseve pasive është publike, askush nuk mund të verifikojë listën e pastër të bizneseve.

Ndërsa lista tjetër e bizneseve jo korrekt mund të verifikohet fare lehtë nëse spekulon me faturat e TVSH dhe kjo duhet t’i bëhet e ditur menjëherë publikut.

Pjesa tjetër e bizneseve që janë në listën e “pastër” e marrin automatikisht rimbursimin e TVSH-së.

Ndërkohë programi për kthimin e TVSH duhet të kontrollojë nëse furnizuesi nuk është në listë pasive  dhe do të paralajmërojë tatimpaguesin se furnizuesi i tij nuk është i autorizuar të lëshojë fatura të TVSH-së.

Gjithashtu dogana nuk duhet të përpunojë importet ose eksportet për tregtarët që nuk janë në regjistrin e pastër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.