☁️
Tiranë 9°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.66 ▲1.26%
ARI 4,712 ▲0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $67,690 ▼ -0.34% ETH $2,090 ▲ +0.8% XRP $1.3338 ▼ -0.19% SOL $82.7300 ▼ -1.32%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.66 ▲1.26 % ARI 4,712 ▲0.72 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.66 ▲1.26 % ARI 4,712 ▲0.72 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

“Më është kërcënuar familja”, Arben Malaj: Rama i çoi “SMS” Braçes natën, ja çfarë i kërkoi

Pedagogu dhe specialisti i ekonomisë, Arben Malaj,  pas pezullimit nga detyra si anëtar i Bordit të Bankës së Shqipërisë, u paraqit sot në Komisionin e Ekonomisë, ndërsa tha se akuzat e deputetëve të ngritura në adresë të tij nuk qëndrojnë. Pezullimin nga Banka e Shqipërisë,  Arben Malaj  e quajti vendim “sulltanor” të aplikuar nga kryeministri Edi Rama. A theksoi se ka shërbyer me dinjitet dhe kjo e bën të ndihet krenar para opinionit publik shqiptar.

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, tha se beteja e tij nuk mbaron këtu, por do të kërkojë të drejtën  deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Neodiktaurat janë një rrezik i madh dhe ato po shfaqen në vendet ish-komunist.  Në provojat e mia politike kam besuar dhe kam aplikuar faktin se transparenca është aleati më i madh i demokracisë, ndërsa ndarja e pushtetit është kolona strukturore.Gjatë 28 viteve gjatë ballafaqimit publik, i kam shërbyer publikut me integritet maksimal dhe akuzat tuaja  janë të thjeshta për t’u hedhur poshtë. Kontributi im më bën krenar.Na atë copë letër thoni se i gjithë bordi nuk është aktiv sa i takon  rritjes së kredibilitetit të Bankës së Shqipërisë. Unë nuk dua që të paralizohet bordi. I injoroj akuzat politike”-tha mes tjerash Malaj.

Ndër të tjera, Malaj foli dhe për kërcënim të familjes së tij, ndërsa shtoi se kryeministri Rama i ka çuar natën mesazh Erjon Braçes për shkarkimin e tij.

“Në respekt të familjes time, sakrificat për mandatet e vështira deri në kërcënime familjare, sepse për të ikur familja ime në Amerikë procedurat i ka zbatuar Ahmetaj me ata që kërkuan të ikte urgjentisht se kërcënohej njësoj si familja e një profesori tjetër. Gjërat nuk janë kaq të lehta sa i shikoni. Ngrihet natën Edi Rama dhe i çon sms Erion Braçes shkarkoni Arben Malaj, jo jo, s’janë të lehta.

Pjesën politike do ta bëj vetëm në parlament. Sepse në kulturën time Komisioni i Ekonomisë është thellësisht profesional, në parlament me poezinë e Reshat Arbanës, do t’ia qartësoj se çfarë është duke bërë keq dhe pse duhet ndalur sa më parë për të mirën e tij dhe të popullit. Unë jam i majtë i përkas të majtës dhe raportet e mia me të majtën nuk i kam të kushtëzuara me karrige politike apo profesionale”, tha Malaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.