☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,612 ▲0.44%
DOW 46,670 ▲0.36%
NASDAQ 21,996 ▲0.54%
NAFTA 113.04 ▲0.56%
ARI 4,673 ▼0.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $68,809 ▼ -0.22% ETH $2,116 ▼ -0.1% XRP $1.3218 ▼ -0.57% SOL $80.0000 ▼ -2.33%
S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.04 ▲0.56 % ARI 4,673 ▼0.25 % S&P 500 6,612 ▲0.44 % DOW 46,670 ▲0.36 % NASDAQ 21,996 ▲0.54 % NAFTA 113.04 ▲0.56 % ARI 4,673 ▼0.25 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Kronika

Me maska dhe shkëmbim zjarri, ja dinamika e grabitjes në Rinas

Zbardhet dinamika e grabitjes së bujshme në Aeroportin e Rinasit. Katër grabitësit të cilët sot kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme parash në Rinas, kanë arritur të futen në pistën me anë të një fugoni me simbolet e “Hetimit Tatimor”.

Pasi kanë arritur të futen në ambientet e brendshme, duke përdorur derën e zjarrfikëseve, burime të “Panorama” bëjnë të ditur se katër autorët të veshur si forca komando dhe me maska, kanë arritur të grabisin paratë që po dërgoheshin për t’u imbarkuar në avion.

Forcat e sigurisë së kompanisë private që ruan aeroportin nuk i ka vënë re duke qenë se ishin të veshur me rroba komando të ushtrisë, të dala jashtë përdorimit.

Me të hyrë, grabitësit kanë shkuar tek pjesa e “barkut” të avionit duke marrë një sasi të konsiderueshme parash. Ishin disa banka që po transportonin kartëmonedhat jashtë vendit. Grabitësit kanë arritur të marrin një pjesë të tyre.

Në momentin që po grabitej shuma e parave, punonjësi i zjarrfikëses ka thënë se është prerë dera dhe biseda është dëgjuar nga FNSH-ja dhe policia e Rinasit, të cilët janë vënë në lëvizje.

Pasi janë vënë në ndjekje të autorëve, policia ka parë grabitësit në përpjekje për të djegur furgonin me të cilin ishin marrë paratë në aeroport. Me të pikasur forcat e rendit, ka nisur përplasja me armë, duke i shkaktuar vdekjen njërit prej tyre.

Grabitësit po i priste një tjetër mjet ku kanë ngarkuar paratë dhe janë larguar, duke braktisur furgonin e parë pa e djegur atë.

Duke qenë se policia nuk kishte fushëpamje të mjaftueshme janë tërhequr përkohësisht, për të vëzhguar autorët e grabitjes, të cilët janë larguar për në fshatin Çekrezë me makinën e dytë. Atje, e kanë djegur atë dhe janë arratisur përfundimisht në drejtim të paditur.

Grabitësi i vrarë

Burime bëjnë të ditur se po punohet për të identifikuar grabitësin e vrarë sot gjatë shkëmbimit të zjarrit.

Grabitësi gjatë ndjekjes nga policia dhe të shtënave ka marrë një plumb në kokë.

Sipas forcave të rendit personi nuk është identifikuar ende pasi ka të çara në kafkë dhe për rrjedhojë nuk është bërë ende i mundur zbulimi i identiteti të tij.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.