Me SHBA, Anglinë dhe Evropën apo me Putinin dhe Kinën komuniste?

Zgjedhjet për pushtetin vendor sivjet po marrin një rëndësi gadi gadi si zgjedhjet për Parlamentin për vetë situatën e çakorduar politike që po kalojmë. Në qiellin tonë deri dy vjet tejet i kaltërt, kanë filluar të duken re të zeza, që shtyjnë njëra tjetrën. Së bashku janë re ndjellakeqe kundër Shteteve të Bashkuara. I përkasin grupit (se nuk është parti që e njeh ligji) të personit NON GRATA me emrin Sali Ram Berisha. Në krah të tij është edhe personi që aq shumë flitet në popull për korrupsion Ilir Meta. Zyrtarisht ky nuk ka dalë akoma haptas kundër Washingtonit. Ai vetëm sa u ka kujtuar amerikanëve që raketa kanë dhe rusët. Duke strehuar në ombrellën e tij partiake të gjithë kandidatët e Rithemelimit të NONGRATËS, që fare haptas ka dalë sheshit se është anti amerikan, doemos edhe ky heret ose vonë për atë rrugë duket se është nisur.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.