Opinion

Medalje injorancës

Artan Lame
Artan Lame

Qe ta sqarojme nje here e mire kete punen e medaljeve qe ju qenkeshin dhene krimineleve komuniste dhe hetuesve sigurimsa. Medaljet perkujtimore jane nje kategori e vecante e dekoratave, qe nuk jepen per arsye merite, por vetem per pjesemarrje ne nje event te caktuar, pavaresisht nga roli qe mund te kete patur personi ne ate ngjarje. Eshte nje prej kategorive me te perhapura te medaljeve ne bote. Pas Luftes II Boterore, te gjitha vendet e botes, fituese apo te mundura, emetuan medalje te tilla per luftetaret e tyre. Ushtari eshte ushtar, dhe i takon te nderohet pavaresisht se eshte e drejte apo e shtrember kauza per te cilen e kane cuar te luftoje dhe te vritet.

Ne kete kuader, edhe Shqiperia qe ne vitin 1946 emetoi Medaljen e Clirimit, e cila ju jepej pa dallim te gjithe partizaneve qe kishin marre pjese me arme ne dore ne Luften per clirim (foto 1). Se c’fat paten pastaj ata qe u dekoruan, mbeten burra te mire apo u bene xhahile, u kalben burgjeve apo cuan te tjeret neper burgje, nuk ka te beje me faktin nese kishin luftuar apo jo ne vitin 1944. Me tej, me rastin e pervjetoreve, ne te gjithe Evropen vijuan te emetohen medalje te ngjashme, me rastin e 10­-vjetorit te mbarimit te Luftes, pastaj te 20­vjetorit, 30­vjetorit e keshtu me rradhe.

Keto medalje ju jepeshin si shenje kujtimi atyre ushatarakeve apo luftetareve qe ishin ende gjalle ne momentin e perkujtimit, pra te 10, 20, 30­vjetorit e keshtu me radhe. Shqiperia e vijoi pjeserisht kete tradite vetem me rastin e 10 vjetorit te Ushtrise, ne vitin 1953 dhe me pas medalja nuk u perserit me. Vitet kaluan, komunizmi ra dhe, ne vitin 1994, bota festoi 50­vjetorin e mbarimit te Luftes. Ngado luftetareve te mbetur gjalle (gjithnje e me pak) ju dha nje medalje perkujtimore. Kesaj radhe edhe Shqiperia ringjalli traditen e harruar dhe ju bashkua vendeve te tjera.

Me certifikate te firmosur nga vete Presidenti Sali Berisha, te githe partizaneve ende te gjalle ju dha nje distinktiv i vecante me kete rast (foto 2). Ve bast se, shumica e atyre qe sot me Berishe e Jozefine e Paloke i denoncojne, vete Berisha do i kete dekoruar ne vitin 1994. Sa per sqarim teknik, ne vitin 1994 nuk u prodhua medalje por distinktiv i thjeshte alumini, per shkak te fukarallekut te atyre viteve, por te pakten tradita u ringjall. Kjo tradite vijoi normalisht me pas edhe ne vitin 2004 me rastin e 60­vjetorit te Luftes (foto 3) dhe tashme se fundi ne vitin 2014, me rastin e 70­vjetorit (foto 4) .

Kjo eshte e gjithe historia. As e shpikem ne, se e ben e gjithe bota, dhe as e shpikem sot se e paskemi bere edhe me pare, madje edhe ne kohen e vete atij Berishe qe sot po e shan me rrenje e dege. Do kishte mjaftuar qe nje historian i Ushtrise (nese ka ndonje te tille) te bente kete shpjegim qe bera une dhe ndoshta s’do kishte patur vend per gjithe kete zallamahie qe meriton medaljen e injorances.

A. P.S: Ka te pakten dy arsye qe me bejne te mejtoj se nuk do te kete me te tilla sherre harbute ne vitin 2024, me rastin e 80­vjetorit te Clirimit. E para, se zor te mbijetoje ndonje partizan deri atehere per t’i dhene medaljen e 80­vjetorit; dhe e dyta, se dua te jem optimist e te mendoj se deri atehere mbreteria e injorances ne kete vend do kete marre fund.

11201866_1649661971967302_2891265025131997949_n<a “=””>12289563_1649661988633967_3345406007727192673_n<a “=””>12301579_1649661978633968_5235195247292995207_n<a “=””>medalje

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button