☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 93.66 ▼1.98%
ARI 4,707 ▲2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $71,276 ▲ +1.58% ETH $2,170 ▲ +0.21% XRP $1.4626 ▲ +0.06% SOL $90.1800 ▲ +0.81%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.66 ▼1.98 % ARI 4,707 ▲2.2 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 93.66 ▼1.98 % ARI 4,707 ▲2.2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Mediat e huaja: Gjermania kërkon nga opozita shqiptare fundin e bojkotit

Deklarata e drejtpërdrejtë e Sigmar Gabriel kundër bojkotit të Partisë Demokratike e thënë në konferencën e përbashkët me Ditmir Bushatin dhe e përforcuar në atë me Kryeministrin Edi Rama, është pasqyruar edhe në mediat ndërkombëtare.

“Ministri i Jashtëm gjerman i bëri thirrje opozitës shqiptare ditën e hënë që t’i japë fund bojkotit parlamentar, të mos bllokojë ecjen përpara të reformës në drejtësi dhe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të qershorit”, kështu e nis shkrimin e saj agjencia Associated Press.

“Gabriel paralajmëroi ata që bojkotojnë Parlamentin për të bllokuar reformën në drejtësi, dëmtojnë vendin dhe vështirëson rrugën e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian”, vijohet aty.[poll id=”22″]

Shkrimi thekson se për Gjermaninë dhe Bashkimin Europian kërkesat e opozitës shqiptare nuk janë të qarta dhe sidomos ajo për qeverinë teknike vetëm pak javë para zgjedhjeve të 18 qershorit.

Agjencia prestigjoze e lajmeve më tej kujton se opozita shqiptare thotë se do të bojkotojë zgjedhjet e përgjithshme nëse nuk plotësohet kërkesa e saj kryesore; ajo për qeveri teknike.

Gabriel, thotë AP, e quajti absurde protestën dhe kërkoi opozita ta zhvendosë betejën e saj në Parlament, jo jashtë tij.

“Le të shkojnë në Parlament, ku janë anëtarë. Gjermania beson se bojkoti i Parlamentit nuk është një rrugë e pranueshme për të shprehur pakënaqësitë”, citohet Gabriel.

Më pas, Associated Press e cilëson sistemin e drejtësisë si shqetësimi dhe pengesa kryesore e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian.

1 Koment

  • shqipetaret 17 April 2017, 21:30

    Eshte gabim historik i PS qe duhet te futur ne burg te korruptuarit para 4 vjetesh.Te parin te kishte futur Adriatik Llallen.Spartak ngjela do tikishte futur ne burg te korruptuarit.PS nuk e beri kete.Eshte krim kunder shqipetareve.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.