09 March 2026
Kryefaqja Kosova Bota
Tiranë 17°C · Pjesërisht vranët
S&P 500 6,740 ▼1.33%
DOW 47,502 ▼0.94%
NASDAQ 22,388 ▼1.59%
NAFTA 101.03 ▲11.14%
ARI 5,103 ▼1.09%
Breaking
Bota

Meksikë, qëllohet për vdekje gjyqtari i “El Chapo-s”

Gjykatësi federal që ka pasur në shqyrtim disa çështje të lordëve të drogës në Meksikë, përfshirë atë të “el Chapo-s”, është qëlluar për vdekje pranë shtëpisë së tij ndërsa kthehej nga vrapi.

Pamjet filmike të transmetuara nga mediat lokale tregojnë se një person i është afruar dhe e ka qëlluar me armë zjarri pas koke 37-vjeçarin Antonio Bermudez Zacarias.

Kreu i Gjykatës Supreme të vendit, Luis Morales bëri një deklaratë ku konfirmonte vdekjen e Zacarias e iu bënte thirrje autoriteteve të hetojnë mbi ngjarjen.

Joaquin “el Chapo” Guzman, shefi i kartelit të rrezikshëm të Sinaloas, konsiderohet nga Departamenti amerikan i Thesarit si trafikanti më i fuqishëm i drogës në botë.

Ekzekutimi i gjyqtarit që trajtonte çështjen e tij vjen në një moment kur për narko-bosin po vendoset për ekstradimin e tij në SHBA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.