Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,594 ▲0.58%
DOW 46,454 ▲0.71%
NASDAQ 21,924 ▲0.74%
NAFTA 90.84 ▼1.64%
ARI 4,511 ▲2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,944 ▲ +1.92% ETH $2,171 ▲ +2.21% XRP $1.4150 ▲ +1.55% SOL $91.8300 ▲ +3.13%
S&P 500 6,594 ▲0.58 % DOW 46,454 ▲0.71 % NASDAQ 21,924 ▲0.74 % NAFTA 90.84 ▼1.64 % ARI 4,511 ▲2.47 % S&P 500 6,594 ▲0.58 % DOW 46,454 ▲0.71 % NASDAQ 21,924 ▲0.74 % NAFTA 90.84 ▼1.64 % ARI 4,511 ▲2.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Menaxhimi fiskal, 270 milionë dollarë më shumë në buxhet

analizaa-e-300-diteve-e-ministrise-se-financave-3Foto-A1-525x350Në 300 ditët e para të qeverisjes, Ministria e Financave arriti të çojë në buxhetin e shtetit 270 milionë dollarë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por me të tjerë menaxherë. Këto të ardhura zëvendëskryeministri Niko Peleshi i përktheu në investime, që sipas tij, do të thotë një kilometër autostradë në ditë, ose 2 shkolla në ditë më shumë vetëm nga mirëmenaxhimi i financave publike nga administratat doganore dhe tatimore.

Ndërsa, duke e konsideruar të suksesshme këtë periudhë, ministria e Financave renditi në 300 ditët e ardhshme të tjerë objektiva ambicozë, si luftën ndaj korrupsionit, evazionit dhe kontrabandës, shtimin e efikasitetit të përdorimit të parave publike si dhe sigurimin e mëtejshëm të stabilitetit ekonomik.
Për ministrin e Financve, Shkëlqim Cani i cili paraqiti tre objektivat, mbajtja dhe realizimi i tyre nuk do të jetë i lehtë dhe do të kërkojë shumë vëmendje.
Me një borxh ndaj biznesit prej 720 milionë dollarësh, fatura në thesar rreth 9 miliard lekë të papaguara dhe buxhet të ezauruar, ministria e Financave arriti sërish të sjellë në fund të vitit një buxhet optimist dhe që shkonte drejt rritjes ekonomike. “Mori përsipër jo vetëm të nxirrte skuadrën e re qeverisëse në anën tjetër, por edhe të planifikonte një buxhet optimist drejt rritjes ekonomike, duke i dhënë jetë projektit të rilindjes”, cilësoi zv/kryeministri Peleshi.
Gjatë kësaj pjese të dytë të vitit, ministria e Financave përmes shlyerjes së 350 milionë dollarëve si borxhe ndaj biznesit, parashikon përmirësim të treguesve ekonomik, rritje të investimeve dhe konsumit, elementë këta që do të ndikojnë në mirëqënien e qytetarëve.
“Shlyerja e borxheve ndaj biznesit ishte detyrim i shtetit dhe paratë që i dhamë biznesit shtuan likuiditetin, përmirësuan gjendjen financiare të biznesit, që përkthehet në më shumë investime, më shumë punësim, paga, konsum dhe rritjet ë mirëqënies, që është edhe objektivi ynë”, deklaroi ministri Cani.

Ai paralajmëroi edhe një rritje të kreditimit nga ana e bankave për biznesin. “Bankat në pjesën e dytë të vitit do të kenë një sjellje më racionale, do të kthejnë faqen dhe do të fillojnë nga kreditimi”, tha kreu i financave publike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.