Mënyrat për ta transformuar një gabim në një sukses
U ndodh të gjithëve të gabojnë në punë, por në vend që të ankoheni mbi ngjarjen, është e nevojshme të mësoni ta ktheni situatën në avantazhin tuaj. Ja disa ide të vlefshme për të kaluar momentin e bllokimit që të mos mbeteni peng i dështimevE.
Nëse është dikush që i njeh mirë gabimet, ajo është Jessica Bacal, drejtoresha e Qendrës për Punë dhe Jetë në “Smith College” të Northampton, në Masachussetts, si dhe autorja e librit “Mistakes I made at work” (Gabimet që kam bërë në punë).
Libri, i dalë para pak kohësh, përmbledh historitë e 25 profesionistëve të njohur, të cilët i kanë parë në “fytyrë” gabimet e bëra në karrierën e tyre dhe kanë ndarë me autoren “frytin” e përvojës së tyre.
“Gabimet në vendin e punës janë shumë të ngjashme, por asnjëherë nuk flitet për ato të personave të suksesshëm. Ndaj dhe unë dëshiroja të sillja disa nga historitë e këtyre njerëzve, të cilët kanë bërë padyshim gabime dhe i kanë përdorur për të ndërtuar karrierën e tyre”.
Ju këshillohet të:
Dëgjoni
Nëse dikush në punë ju kritikon, sepse keni bërë një gabim, mos u vini në mbrojtje, por dëgjoni dhe mblidhni informacione për të kuptuar se çfarë ka shkuar keq!
Pranoni gabimin
A jeni të kuptueshëm me veten. Mos harroni se në ndonjë moment çdo person gabon, kështu që shmangni besimin në ndjenjat e paaftësisë. Njihni pikat tuaja të forta: identifikoni aftësinë, talentet dhe zgjuarsinë që ju ka lejuar të arrini aty ku jeni, sepse kjo gjë forcon vendosmërinë, ju ndihmon të bëni dallimin mes jush dhe gabimit tuaj. Gjithashtu bën diferencën në mënyrën se si ringriheni.
Merrni përgjegjësitë tuaja
Merrni kohë për të kuptuar se cila pjesë e gabimit i atribuohet sjelljes suaj dhe cila jo. Por mos kërkoni justifikime.
Planifikoni
Gjeni një plan për t’i bërë ballë gabimit. Me kë duhet të flisni? Çfarë duhet të thoni? Merrni në konsideratë se çfarë keni mësuar dhe si keni ndër mend t’i përdorni këto informacione për të ardhmen.
Reagoni
Nëse gabimi është vetëm i juaji, komunikojeni se përse e keni bërë, kërkoni falje dhe shpjegoni se përse ndodhi. Mbi bazë të analizave që keni bërë për të kuptuar arsyet të cilat kanë përcaktuar gabimin, shpjegoni se çfarë keni ndër mend të bëni, derisa të mos përsëritet dhe nëse është nevoja, propozoni sugjerimet tuaja për të përmirësuar gjërat.
Mësoni nga e kaluara
E kaluara është e vlefshme. Mësoni nga gabimet tuaja. Mësoni nga gabimet e të tjerëve. Pastaj, lërini gjërat të shkojnë. Kjo varet nga perspektiva juaj. Kur diçka e keqe ju ndodh, merreni si një mundësi për të mësuar diçka të re. Kur diçka e keqe i ndodh dikujt, mos e merrni vetëm si mundësi për të mësuar, por edhe si mundësi për të qenë të mirë, falës dhe të kuptueshëm.
E kaluara është vetëm trajnim, kjo nuk do t’iu përcaktojë ju. Mendoni se çfarë shkoi keq, por vetëm në aspektin se si do të jeni të sigurt që herën tjetër ju dhe njerëzit rreth jush e dinë se si të bëjnë gjërat më mirë.
Veproni sikur të jeni në kontroll të plotë
Shumë njerëz ndiejnë që fati ka të bëjë me suksesin ose dështimin e tyre. Nëse kanë sukses, fati i favorizon ata, por, nëse dështojnë, atëherë fati ishte kundër tyre. Shumë njerëz të suksesshëm e kuptojnë se fati i mirë ka luajtur rol në suksesin e tyre. Por, ata nuk presin për fat të mirë, e as nuk brengosen për fatin e keq. Ata veprojnë sikur suksesi apo dështimi është nën kontrollin e tyre. Nëse kanë sukses, ata janë shkaktarët. Po ashtu, edhe nëse dështojnë. Ju nuk mund të kontrolloni fatin, por ju patjetër mund të kontrolloni veten.
N.A