Europa
Merkel: Moska nuk i ka përmbushur mjaftueshëm pritshmëritë mbi Ukrainën
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/07/Kancelarja-gjermane-Angela-Merkel4.jpg)
Kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se Rusia nuk i ka përmbushur mjaftueshëm pritshmëritë për uljen e tensioneve në Ukrainë, deklaroi sot zëdhënësi Steffen Seibert në Berlin.
”Përmbushja potenciale e pritshmërive, deri tani e pakënaqshme, do të jetë në qendër të diskutimeve në samitin evropian në Bruksel”, nënvizoi ai në një konferencë shtypi, ndërkohë që sanksione të reja kundër Moskës duken të mundshme, sipas burimeve diplomatike