Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 08 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.90 ▲2.64%
ARI 4,734 ▼0.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,093 ▼ -1.35% ETH $2,188 ▼ -2.75% XRP $1.3416 ▼ -3.13% SOL $82.5400 ▼ -3.73%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.90 ▲2.64 % ARI 4,734 ▼0.91 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.90 ▲2.64 % ARI 4,734 ▼0.91 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Politika

Mesazhi natën i PD-së: Të enjten, ora 9:30, protestë para Kuvendit

Një mesazh “i rrufeshëm” ka “shqetësuar” demokratët mbrëmjen e vonë të së hënës. Gjatë ditës, kryetari i PD-së Lulzim Basha kishte mbledhur krerët e degëve nëpër rrethe për të diskutuar mbi organizimet e mëtejshme, pas protestës së të shtunës së kaluar më 16 mars, por asnjë vendim nuk ishte bërë i ditur, e nuk dihej nëse ishte marrë një i tillë apo jo.

Ka qenë pikërisht ora 23 e natës, kur në telefonat e demokratëve mbërrin mesazhi i shkurtër, por i qartë:

“Të nderuar! Pas diskutimeve në Kolegjin e Kryetarëve u vendos që protesta e radhës të jetë të enjten, në datën 21 mars 2019, ora 9:30, përpara Parlamentit”.

Një mesazh i ngjashëm rrufè, demokratëve iu kishte mbërritur edhe pak ditë më parë, kur pas protestës së parë të zhvilluar përpara Kuvendit të Shqipërisë, që vinte pas asaj të dhunshme para Kryeministrisë më 16 shkurt, demokratët u njoftuan të organizoheshin brenda vetëm pak orësh, vetëm sepse morën vesh që kryeparlamentari kishte thirrur seancën zëvendësuese plenare, që ishte anuluar pikërisht prej protestës opozitare, nga e enjtja në të martë.

Në takimin e Bashës me krerët e degëve, për të diskutuar vijimin e aksionit të opozitës, një ndër datat që u diskutua ishte edhe e shtuna e 23 marsit, ditë kur socialistët mbledhin Kongresin e partisë.

Por, në përfundim, pas vlerësimit të situatës nga zyrtarë të lartë të Partisë Demokratike, u vendos që të lihej në fuqi vetëm vendimi për protestë para Parlamentit sa herë të ketë seancë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.