Mesic zbulon detaje të takimit Tudjman-Milosevic: Si u pajtuan për ndarjen e Bosnjës
Ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesic, ka bërë të ditura detaje të takimit ndërmjet ish-kryetarit të Kroacisë, Franjo Tudjman me ish presidentin serb Slobodan Milosevic, të cilin e kishte iniciuar vetë pak para se të niste lufta, transmeton GazetaMetro.net
Ai ka thënë se në vitin 1990, kur ishte anëtar i kryesisë RFJ-së, ishte takuar me kolegun serb Slavko Dokmanovic, të cilit i kishte thënë se duhet parandaluar konflikti.
“E pyeta nëse Serbisë i duheshin serbët në Kroaci. Përgjigjja ishte jo. E pyetja nëse Serbisë i duhej territor i Kroacisë, ai u përgjigj me jo. E çfarë u duhet, e pyeta? Më tha se u duhej 63 përqind e territorit të Bosnjës e Hercegovinës. Ky territor, më tha ai, ka qenë dhe duhet të mbetet i serbëve”, ka thënë Mesic për bisedën me Dokmanovic.
Me këtë rast i kishte propozuar që të takoheshin të dy, së bashku me Franjo Tudjman dhe Slobodan Milosevic, për të zgjidhur problemet.
“E thirri Milosevicin dhe ai menjëherë u pajtua”, kujton Mesic në intervistë për Jutranji List. Unë ia dërgova propozimin Tudjmanit, dhe ai u pajtua që takimi të mbahet në janar të vitit 1991.
Tudjman e Milosvic në takimin e parë me njëri tjetrin në Karadjordjevo
Siç tregon Mesic, në takim kishin marrë pjesë vetëm Tudjman me shefin e kabinetit Hrvoje Sarinic. Me tu kthyer nga takimi i Karadjordjevo’s, Tudjman kishte takuar udhëheqesit tjerë të Kroacisë dhe u kishte sqaruar propozimin e Milosevic.
“Nëpër tavolina kishim qaj, kafe e pije tjera. Tudjman tha të pastroheshin menjëherë tavolinat dhe kërkoi të nxirreshin hartat. Na tregoi çfarë i kishte thënë Milosevic: Franjo, ti merre Cazin, Kaldusan e Bihacin. Këto nuk më duhen mua, kjo është ‘Kroacia turke’”, rrëfen Mesic.
“Unë e pyeta Tudjmanin se çfarë do thotë Alia (Izetbegovic) për këtë. Përgjigja e tij ishte: Përse të pyesim Alia kur të pajtohen gërshërët serbe e kroate. Unë i thash: Dëgjo, kjo atëherë do të thoshte luftë. Më tha: Po çfarë luftë, kjo do të thotë të shmangësh luftës. Pas kësaj, Tudjman shkoi edhe në takimin e dytë me Milosevic”, ka thënë ai.
Sipas Mesic, Tudjman nuk kishte thënë se kishte pranuar marrëveshjen por vërehej se ishte shumë i kënaqur me propozimin e Milosevic.
Mesic ka bërë të ditur se Tudjman nuk e kishte ftuar në takimin ku do të raportohej pas takimit të dytë me Milosevic, andaj edhe nuk e di çfarë marrëveshje ishte arritur aty.
“Sidoqoftë, nga takimi i parë me propozimin e Slobodan Milosevic për ndarjen e Bosnjes, ai (Tudjman ishte shumë i kënqur”, ka thënë Mesic.