Politika
Meta: Absolutisht të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë para ligjit
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2014/11/Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-11-525x350.jpg)
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i pyetur sot nga gazetarët nëse po negociohet me opozitën për kthimin e saj në Parlament, u përgjigj se në çdo moment opozita është e mirëpritur për të përmbushur përgjegjësitë e saj.
“Opozita është zgjedhur për të sjellë zërin e atyre që e kanë votuar dhe absolutisht do të krijohen të gjitha kushtet dhe mundësitë që ajo të ketë të gjithë hapësirën që meriton dhe që ia jep Kushtetuta dhe Rregullorja”, u përgjigj Meta.
Pyetjes së gazetarëve, nëse ‘fëmijët e politikanëve janë më imun para ligjit se qytetarët e thjeshtë’, përgjigjja e kryeparlamentarit ishte:’absolutisht të gjithë janë dhe duhet të jenë të barabartë përpara ligjit’.