🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.91 ▲3.32%
ARI 5,025 ▼1.97%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $71,387 ▲ +1.59% ETH $2,112 ▲ +2.27% XRP $1.4022 ▲ +2.11% SOL $88.9900 ▲ +2.89%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.91 ▲3.32 % ARI 5,025 ▼1.97 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.91 ▲3.32 % ARI 5,025 ▼1.97 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Bota

Të ndarë nga kriza ukrainase, ultra nacionalistët parakalojnë në Moskë

ee795Ultra nacionalistët rusë do të parakalojnë sot në Moskë të shpërndarë, të ndarë nga kriza ukrainase që ka ngjallur në Kremlin një retorikë patriotike me theksim nacionalist.

Zakonisht të mbledhur me kundërshtimin e pranisë në Rusi të imigrantëve të ardhur nga ish-republikat sovjetike, lëvizjet ultra nacionaliste që parakalojnë së bashku çdo vit me rastin e 4 nëntorit, dita e Unitetit të popullit dhe festë kombëtare ruse, rezikojnë këtë herë të jetë e mbushur me slogane radikale të kundërta me njëra tjetën mbi Ukrainën.

Parakalimi “Marshimi Rus” do të bashkojë lëvizjen ultra nacionaliste “Rousskie” (rusët), që është solidare me nacionalistët ukrainas që luftojnë kundër separatistëve prorusë në lindje të Ukrainës dhe Partinë Nacionaldemokrate, që është solidare me separatistët.

Sipas kreut të “Rousskie”-s, Dmitri Demouchkine, dy kortezhet, që do të parakalojnë në mesditë në qytezën Lioublino, në juglindje të Moskës, pranuan të mos mbajnë slogane mbi Ukrainën që të evitojnë çdo rrezik provokimi mes përkrahësve të tyre.

Por shumë media ruse shprehehn se mund të ketë dhunë dhe trazira gjatë këtij manifestimi.

Analistët dhe kritikët e Kremlinit akuzojnë Vladimir Putinin se po promovon, që prej fillimit të krizës ukrainase, ndjenja nacionaliste për të justifikuar përballjen më të rëndë që po njeh Rusia me Perëndimorët që prej fundit të Luftës së Ftohtë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.