☁️
Tiranë 14°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,548 ▼0.89%
DOW 45,756 ▼0.58%
NASDAQ 21,813 ▼1.26%
NAFTA 96.78 ▲1.29%
ARI 4,576 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $69,731 ▲ +0.36% ETH $2,129 ▲ +0.36% XRP $1.4366 ▼ -0.53% SOL $88.9400 ▲ +0.81%
S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 % S&P 500 6,548 ▼0.89 % DOW 45,756 ▼0.58 % NASDAQ 21,813 ▼1.26 % NAFTA 96.78 ▲1.29 % ARI 4,576 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta-Brauksiepe: Asamblea Parlamentare e NATO-s do mbahet në Tiranë

eeGjatë vizitës zyrtare në Tiranë, Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Dr. Ralf Brauksiepe, u prit  më 1 shkurt 2916 nga Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta me të cilin biseduan mbi bashkëpunimin në kuadër të NATO-s dhe mbi sfidat e sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore. Kryetari i Kuvendit z. Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë ndaj Forcave të Armatosura të Shqipërisë dhe ndaj avancimit të procesit të integrimit evropian të vendit, si një kontribut tepër i vyer në drejtim të sigurisë rajonale dhe zhvillimit ekonomik të Shqipërisë.

Meta vuri në dukje gjithashtu se përkushtimi i Gjermanisë ndaj vlerave humanitare evropianiste duke përballuar krizën e paprecedentë të refugjatëve, kontribuon jo vetëm në rritjen e parametrave të sigurisë në rajonin e Ballkanit, por edhe për të gjithë kontinentin evropian.

Sekretari Parlamentar i Shtetit pranë Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanise Dr. Ralf Brauksiepe pasi vlerësoi rolin konstruktiv dhe mbështetës të Shqipërisë ndaj të gjithë fqinjëve të saj, theksoi se është detyra e çdo vendi anëtar të NATO-s të punojë edhe më shumë në shërbim të rritjes së rolit dhe efikasitetit të Aleancës, veçanërisht në këto momente sfidash globale të terrorizmit dhe sigurisë në rajone të ndryshme të kontinentit. Në këtë kuadër u vlerësua vendimi i Aleancës për të ftuar Malin e Zi në gjirin e saj, si një vlerë e shtuar për përforcimin e parametrave të sigurisë përgjatë bregdetit të Adriatikut dhe si një sinjal i qartë për të ardhmen euro-atlantike të rajonit.

Dr. Brauksiepe vlerësoi më tej progresin e bërë nga Shqipëria gjatë viteve të fundit dhe shprehu mbështetjen e Gjermanisë për avancimin me axhendën e reformave kyçe në kuadër të integrimit evropian, proces që i shërben forcimit të institucioneve demokratike në vend. Në përfundim, duke biseduar mbi intensifikimin e bashkëpunimit dypalësh, z. Meta dhe z. Brauksiepe vlerësuan mbledhjen e Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të mbahet në Tiranë gjatë muajit maj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.