Parlamentare

Meta-Hasani: Zbatimi i kushtetutës, në të mirë të qytetarëve

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta takoi Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës Enver Hasani, ku theksoi se Kushtetuta dhe zbatimi i saj i shërben të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Meta shprehu mbështetjen e pakursyer të Shqipërisë në forcimin e mëtejshëm të institucioneve kushtetuese dhe shtetërore në Kosovë, si një garanci për mirëfunksionimin e jetës demokratike të vendit dhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme institucionale të Shqipërisë ndaj Kosovës si dhe mirënjohjen për kontributin e Kuvendit të Shqipërisë në këtë drejtim.

Në përfundim Meta dhe Hasani vlerësuan se konsolidimi i jetës institucionale në bashkëpunim me partnerët tanë ndërkombëtarë, e përshpejton ritmin e integrimit evropian të të gjitha shteteve të rajonit tonë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button