Politika

Meta i bën thirrje opozitës të kthehet në Parlament

Kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, i ka bërë thirrje opozitës t’i japë fund bojkotit dhe të kthehet në Parlament.

Thirrja e Metës vjen një ditë pasi ai u takua në darkë me Kryeministrin Rama. Ai foli për gazetarët në përfundim të mbledhjes së kryesisë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Parlamenti  në radhë të parë është i opozitës, mazhoranca ka edhe qeverinë,” tha Meta, i cili shtoi se dialogu me opozitën është i rëndësishëm për integrimin evropian. Ai tha se opozita është gjithmonë e mirëpritur që të çojë përpara kërkesat e saj.

“Ju e dini që për mua parlamenti pa opozitën nuk ka kuptim. Unë do të bëj të gjitha përpjekjet që kjo klimë të përmirësohet,” tha ai.

Meta tha se “negociatat (me BE-në) nuk hapen pa u zbatuar në mënyrë korrekte ligji vettingut dhe pa u realizuar zgjedhje të standardeve të larta më 18 Qershor.” Prandaj, ai i ftoi të gjitha palët të punojnë për këtë objektiv.

Duke folur për mbledhjen e kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Meta tha se mbledhja ishte planifikuar më parë dhe se ajo nuk u vendos pas darkës me Ramën.

“Darka me Ramën ishte takim rutinë pune,” tha Meta, duke shtuar se me kryeministrin kishte diskutuar për reformën në drejtësi.

“Të gjithë duhet të punojmë që 18 qershorit t’i japim Shqipërisë notën më të mirë për zgjedhjet,” tha Meta.

Opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike ka deklaruar se do të bojkotojë punimet e parlamentit për sa kohë përkrahësit e saj të jenë në shesh. Protesta që nisi të Shtunën ka hyrë tashmë në ditën e pestë, me opozitën që kërkon dorëheqjen e kryeministrit dhe formimin e një qeverie teknike si garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Related Articles

Nje koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button