☀️
Tiranë 4°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.67 ▲4.02%
ARI 4,340 ▼1.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,539 ▲ +3.59% ETH $2,142 ▲ +4.38% XRP $1.4138 ▲ +2.31% SOL $90.4500 ▲ +4.66%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.67 ▲4.02 % ARI 4,340 ▼1.53 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.67 ▲4.02 % ARI 4,340 ▼1.53 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta: Kushtetuesja të japë sa më shpejt vendimin për Vettingun

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, përsëriti sot nevojën për një përgjigje sa më të shpejtë nga Gjykata Kushtetuese për ligjin e Vettingut.

Duke folur në analizën vjetore të punës së Avokatit të Popullit, Meta tha se forcimi i zbatimit të ligjit është me rëndësi jetike për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e institucioneve.

Një ndër prioritetet më të rëndësishme të ecjes më tej drejt anëtarësimit në BE është gjithmonë çështja e të drejtave të njeriut. Në mënyrë të veçantë do të veçoja sot këtu reformën në drejtësi, si kryefjala e aktualitetit politik pasi ajo është reforma më e rëndësishme nga zbatimi dhe suksesi i të cilës varet shumë dhe suksesi i të gjithë reformave të tjera.

Jo vetëm atyre që kanë të bëjnë me 5 prioritetet kyçe, por në të gjitha aspektet.

Ndaj është mjaft e rëndësishme që sa më shpejt të kemi një vendim të Gjykatës Kushtetuese që do ti hapë rrugën zbatimit të shpejtë të ligjit për Vettingun dhe zbatimit të gjithë kësaj reforme në një mënyrë sa më të suksesshme.

Forcimi i zbatimit të ligjit në mënyrë të drejtë dhe të barabartë është shumë e rëndësishme për të luftuar jo vetëm korrupsionin, jo vetëm për të forcuar institucionet dhe besimin e qytetarëve tek institucionet, por është një garanci thelbësore për të gjithë të drejtat e njeriut dhe garantimin e përfshirjes sociale”, tha Meta.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.