“Shumë i lumtur të merrja pjesë sot në Mëngjesin e Lutjeve në Berlin me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”. Theksova fort mesazhin për çeljen sa më shpejt të negociatave të pranimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda qershorit”, – thotë Meta në një postim në rrjetet sociale.
Meta mbajti edhe një fjalë në Mëngjesin e Lutjeve me temë: “Kërkojeni paqen dhe mos iu ndani asaj”, të moderuar nga anëtarët e parlamentit gjerman (Bundestag-ut) Albert Weiler dhe Bernd Rützel, me pjesëmarrjen e Joachim Herrman, Ministrit të Brendshëm të Landit të Bavarisë dhe shumë politikanëve, deputetëve dhe përfaqësuesve të fushave të ndryshme.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.