☀️
Tiranë 5°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.89 ▲4.27%
ARI 4,335 ▼1.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,346 ▲ +2.91% ETH $2,134 ▲ +3.6% XRP $1.4084 ▲ +1.42% SOL $90.1500 ▲ +3.93%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.89 ▲4.27 % ARI 4,335 ▼1.64 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.89 ▲4.27 % ARI 4,335 ▼1.64 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta, mirëpret nismën e një grupi deputetësh për ndryshime në Kodin Zgjedhor

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot deputetët, Fatmir Mediu, Dashamir Shehi, Agron Duka dhe Nard Ndoka, si përfaqësues të 48 partive parlamentare dhe jo-parlamentare, të cilët i janë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me një nismë ligjore për ndryshime në kodin zgjedhor, në kuadër të reformës zgjedhore.

Deputetët i prezantuan Kryetarit të Kuvendit nismën e tyre, e cila synon harmonizimin e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë me legjislacionin e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.

Gjatë këtij takimi u nënvizua nevoja e rishikimit të sistemit zgjedhor përmes mundësimit të votimit elektronik, listave të hapura, depolitizimit të komisioneve zgjedhore, përmirësimit të administrimit të procesit zgjedhor, shpalljes së rezultatit në ditën e zgjedhjeve sipas standardeve evropiane si dhe përmes adresimit të çështjeve të tjera që i shërbejnë rritjes së cilësisë dhe transparencës së procesit zgjedhor në Shqipëri.

Kryetari i Kuvendit, Meta theksoi se mbështet plotësisht përshpejtimin e punës së Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore, dhe për këtë qëllim i është kërkuar zyrtarisht Misionit ODIHR dhe Komisionit të Venecias që të ofrojnë kontributin e tyre për zbatimin e rekomandimeve të OSBE-ODIHR.

Më tej, Meta theksoi se miradministrimi i procesit zgjedhor kërkon rritjen e pavarësisë, paanësisë dhe kapacitetit profesional të të gjithë trupave të administrimit zgjedhor, veçanërisht të komisioneve zgjedhore.

Në këtë drejtim, Meta theksoi se në cilësinë e Kryetarit të Kuvendit inkurajon përpjekjet e të gjithë aktorëve politikë dhe jo-politikë për më tepër transparencë e për një administratë zgjedhore të depolitizuar, si dhe mbështet ndryshimet në kodin zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR, për t’i mundësuar të gjithë qytetarëve shqiptarë një përfaqësim të drejtë, të padeformuar e më cilësor në Kuvend, ashtu siç i ka hije një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.