Ekonomia

Meta në Kukës: 500 vende të reja pune deri në 2017-ën

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta mori pjesë në një takim entuziast me dhjetëra të rinj dhe të reja të qytetit të Kukësit. Në këtë takim, Meta ishte i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi si edhe nga deputetët, Vexhi Muçmata dhe Ylli Shehu.

Në fjalën e tij përpara të rinjve, kryetari i LSI-së shprehu besimin se me mbështetjen e fortë të rinisë në Kukës, në zgjedhjet e 21 qershorit do të merret një fitore bindëse. Meta tha se programi i kandidatit të ASHE-së, Hasan Halilaj dhe i mazhorancës është që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja e të rinjve kuksiane, por edhe e ardhmja e tyre.

“Do të arrijmë një fitore bindëse në 21 qershor, në emrin e të rinjve dhe të rejave të Kukësit, në mënyrë që ju të gjithë të keni një perspektivë shumë më të mirë. Premtimet tona për të garantuar të paktën 500 vendeve të reja të punës vetëm në këto dy vitet që vijnë deri në vitin 2017, janë premtime tërësisht të realizueshme. Nga të gjitha këto, 200-250 vende të reja pune do të hapen kryesisht për të rinjtë dhe të rejat që do të shërbejnë në aeroportin e ri të Kukësit i cili do të bëhet funksional shumë shpejt”, tha Meta.

Lideri i LSI-së u shpreh se aeroporti i Kukësit do të krijojë mundësi të reja zhvillimi, ndërsa premtoi mbështetje edhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë.

meta 1“Programi i kryetarit të ardhshëm të bashkisë së re të Kukësit, është i vetmi program që ekziston sot për banorët e Kukësit, dhe është programi më gjithëpërfshirës që u drejtohet të gjithë shtresave të Kukësit. Shpreh mbështetje të veçantë për peshë që i jep ky program problemeve të rinisë së Kukësit dhe angazhimit për t’i zgjidhur këto probleme së bashku me të rinjtë dhe të rejat e Kukësit”, tha Meta.

Kryetari i LSI-së shprehu bindjen se me fitoren e Hasan Halilajt, Kukësi do të jetë vendi i perspektivës dhe jo thjesht vendlindja e tyre.

“Ndaj me programin e kandidatit tonë, kryetarit të ardhshëm të Bashkisë së Kukësit, Hasan Halilaj, ne do të bëjmë të mundur që Kukësi të mos jetë thjesht vendlindja juaj. Kukësi të jetë e ardhmja juaj, e ardhmja për të ndërtuar, e ardhmja për t’u punësuar, e ardhmja për të ndihmuar familjet tuaja në këto Alpe të mrekullueshme, në këtë mjedis të mrekullueshëm”, shtoi Meta.

meta 2Kjo bashki e re, sipas tij, bashkon shumë mundësi. “Nuk është thjesht një zgjerim territori, por është një shtim hapësirash, mundësish, resursesh, kapacitetesh, në mënyrë që të bëhen ato politika zhvillimi që do të hapin vende të reja pune, në industri, në miniera, në bujqësi, në blegtori dhe në gjithçka tjetër, duke i dhënë mundësi të gjithëve të prekin ato përfitime që meritojnë bazuar në resurset të cilat ne i kemi, por nuk vihen në punë. Prandaj të gjitha votat për kandidatin tonë Hasan Halilaj”, theksoi Meta.

Kryetari i LSI-së kërkoi angazhimin maksimal të të rinjve në mënyrë që Aleanca ëpr Shqipërinë Europiane” të ketë shumicën bindëse edhe në Këshillin e ri bashkiak.

“Nuk mund të ketë progres në asnjë drejtim Kukësi, në rast se kryetari i ardhshëm i bashkisë nuk ka një program dhe i vetmi që ka një program sot është Hasan Halilaj. Mbi të gjitha Kukësit i duhet një kryetar bashkie që të trokasë që nga dera e Edi Ramës dhe e gjithë ministrave për projekte që duhet të financohen dhe që duhen për mbështetje në emër të komunitetit të Kukësit. Nuk i duhet një kryetar bashkie që ta kthejë bashkinë në njësi të vogël të SHQUP-it këtu në Kukës”, tha ai.

Kandidati i përbashkët i Aleancës për Shqipërinë Europiane, Hasan Halilaj shprehu besimin në fitoren e 21 qershorit.

“Shpresoj që mbështetja që kam patur nga ju dhe prezenca juaj më bën shumë optimist që në datën 21 qershor të jemi absolutisht të fituar.
Unë premtoj që në stafin e kryetarit të bashkisë të paktën deri në 30 për qind të jenë të rinj”, tha Halilaj.

Në fjalën e tij, kandidati Halilaj prezantoi dhe disa nga pikat e platformës së tij si kryetar i ardhshëm i Bashkisë së re të Kukësit. “Një nga pikat e platformës sime është dhe mbështetja dhe politika fiskale, ku një vend të veçantë i kam kushtuar rinisë, ku të gjithë biznesmenët e rinj që do të hapin bizneset e tyre, të paktën në dy vitet e para nuk do të paguajnë taksa”, vijoi ai. “Dëshira e ish-ministrit të famshëm thotë që nuk do të ketë Universitet ose Filial Kukësi. Por jo vetëm që nuk do të mbyllet, por do të ketë edhe më shumë cilësi dhe shumë degë të tjera në vazhdimësi. Shpresoj dhe besoj se fitorja e 21 qershorit është jashtëzakonisht e plotë dhe ky besim dhe shpresë që kam te ju më bën që të jem shumë optimist dhe shumë i vëmendshëm, ndaj çdo iniciative dhe çdo mbështetje që rinia do të kërkojë”, theksoi Halilaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button