Politika

Meta: Partitë të hapin listat për intelektualët dhe akademikët

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka kërkuar nga partitë politike që të hapin dyert për të vendosur në listat e kandidatëve për deputetë sa më shumë intelektualë dhe akademikë.

Apeli për partitë politike është bërë gjatë nënshkrimit të një memorandumi mirëkuptimi me Universitetin e Tiranës.

LSI ka shembullin personal në këtë drejtim, ku edhe në listën e Kryesisë që u votua një ditë më parë spikasin intelektualë dhe njerëz nga bota akademike.

“Do të dëshiroja që të gjithë forcat politike në zgjedhjet 2017 të gjejnë forcat për tu përfaqësuar me sa më shumë intelektualë, akademikë, profesorë, pedagogë në mënyrë që fuqia e mendimit të tyre të mos vijë thjesht përmes ekspertizës, këshillave apo përmes një bashkëpunimi që do nisim sot, por të vijë edhe përmes një pjesëmarrje më aktive në vendimmarrje pasi vendi ka nevojë, Kuvendi ka nevojë për këtë gjë”, tha Meta.

Meta tha se Kuvendi ynë lë për të dëshiruar sa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtpërdrejtë.

Ai theksoi se shpesh vendimmarrjet kanë qenë të nxituara edhe për shkak të mungesës së njohurive të duhura në fusha të caktuara, duke iu referuar këtu çështjeve të mjedisit dhe ligjit të mbetjeve.

“Kemi nevojë për zhvillim të qëndrueshëm të vendit dhe politika sa më të mençura për të përfituar sa më shumë dhe për të pasur kosto sa më të menaxhueshme. Pasi dihet që shpesh herë vendimmarrjet kanë qenë dhe të nxituara jo vetëm për shkak ndoshta ndonjëherë të vullnetit politik jo shumë të përgjegjshëm dhe të përmbajtur, por dhe për shkak të mungesës së njohurive të duhura në fusha të caktuara.

Ne po vëmë re përshsmebull, sa i takon çështjes së mjedisit apo mbetjeve që shpesh herë sa i nevojshëm, sa i domosdoshëm është paraprirja e vendimmarrjes nga studime, debate, kërkime. Pasi janë disa fusha mjaft të reja që edhe ata që japin mësim shpesh kanë nevojë të apdetohen dhe jo më deputetët ku dihet që ende Kuvendi ynë lë për të dëshiruar sa i takon cilësisë së përfaqësimit të drejtpërdrejtë. Besoj se ky bashkëpunim do të jetë afatgjatë”, theksoi kreu i Kuvendit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button