☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,002 ▲ +2.3% ETH $2,146 ▲ +4.22% XRP $1.3593 ▲ +2.38% SOL $84.4700 ▲ +1.56%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Meta: Pas 10 vitesh, do rivihet linja e tragetit Brindizi-Shëngjin

 

metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta prezantoi të shtunë në Shëngjin kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane për kryetar bashkie, Viktor Tusha. Në fjalën e tij para banorëve, Meta ftoi lezhjanët të votojnë me mençuri me 21 qershor, për t’i hapur rrugë zhvillimit të integruar të këtij qyteti.

Qyteti i Shëngjinit, nënvizoi Meta, përfaqëson resurse të jashtëzakonshme, jo vetëm për të rritur mirëqënien e komunitetit këtu, por edhe për të kontribuuar për zhvillimin e të gjithë bashkisë së Lezhës.

Kreu i LSI-së,Meta iu bëri thirrje banorëve të zgjedhin kandidatin e ASHE-së, Viktor Tusha, në mënyrë që ai të marrë detyrën e kryebashkiakut të ri të bashkisë së re të Lezhës. “Besoj se Viktori është njeriu i duhur që i duhet bashkisë së re të Lezhës për të nisur punë menjëherë në 22 qershor, pasi kjo bashki e re ka nevojë për zhvillim të shpejtë dhe këtë e mundëson me eksperiencën e duhur për administrimin e problemeve z. Tusha”, tha kreu i LSI-së, Meta.

Meta u shpreh se drejtimi i Bashkisë së re të Lezësh, kërkon partneritet me qeverinë, sepse pa bashkëpunimin e ngushtë është shumë e vështirë për të realizuar atë progres të nevojshëm, për të garantuar shërbime cilësore e njëkohësisht për të mundësuar investimet që përmirësojnë jetën e qytetarëve, punësimin për të gjithë ata që kërkojnë të ndërtojnë të ardhmen këtu.

“Viktor Tusha ka vullnetin për të bashkëpunuar me qeverinë dhe qeveria ka vullnetin për ta mbështetur atë. Ai ka kapacitetin e duhur për të garantuar edhe partneritetin me donatorë të huaj për thithjen e investimeve për projektet që do t’i japin zgjidhje problemeve të qytetarëve të Lezhës”, tha Meta.

Duke u ndalur në projekte konkrete, Meta tha se zhvillimi i turizmit do të jetë një prioritet i mbështetur fuqimisht nga qeveria. Po ashtu, sipas Metës, rikonstruksioni dhe zhvillimi i Portit të Shëngjinit është objektiv i rëndësishëm. Për këtë, ai informoi se në ditët e ardhshme do të rivihet, pas gati 10 vitesh ndërprerjeje, linja e tragetit Brindizi-Shëngjin, ndërsa premtoi se do të vendosen edhe linja të tjera që do ta kthejnë Shëngjinin në një port të rëndësishëm, jo vetëm për mallrat por edhe për pasagjerët e gjithçka tjetër.

“Shumë shpejt do të realizohet edhe porti i Jahteve, për të cilin kanë nisur procedurat e ku do të punësohen rreth 200 banorë të komunitetit të Shëngjinit. Kjo do t’i japë një impuls të veçantë zhvillimit të turizmit. Një projekt shumë i rëndësishëm mbetet jo vetëm bashkimi i të gjitha këtyre resurseve brenda Lezhës, por edhe lidhja e Shëngjinit me Velipojën që përfaqëson një aks strategjik për zhvillimin e turizmit në të gjithë vendin”, deklaroi kreu i LSI-së.

Partia Demokratike, tha Meta është në drejtimin e gabuar, madje edhe të paditur dhe po përpiqet që të sjellë histori konflikti politik edhe në këto zgjedhje.

Sipas Metës, qytetarëve nuk u shërben një kryebashkiak që kërkon konflikt politik me qeverinë. Për këtë, ai solli në vëmendje seancën plenare të së enjtes, ku komentoi se të gjithë janë të ngopur nga konflikti i seancës së të enjtes. Por kjo, vijoi Meta, nuk mund të pranohet në bashki. “Duhet bashkëpunim dhe kurajo civile dhe për këtë drejtimi i duhur është kandidati i ASHE-së, Viktor Tusha”, tha Meta

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.