🌤️
Tiranë 8°C · Kryesisht kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.09 ▲2.66%
ARI 4,492 ▼2.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,391 ▼ -0.08% ETH $2,144 ▼ -0.21% XRP $1.4427 ▼ -0.68% SOL $89.4900 ▲ +0.46%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.09 ▲2.66 % ARI 4,492 ▼2.47 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta përfundon vizitën në Helsinki, takim me Matti Vanhanen

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka përmbyllur vizitën zyrtare në Finlandë ku është takuar me personalitete të vendit. Në përfundimit të vizitës, Meta së bashku me kryetaren e Komisionit të Punëve të Jashtme, Arta Dade, u pritën në Helsinki nga kryetari i Komisionit të Çështjeve të Jashtme në Parlamentin e Finlandës dhe ish-Kryeministrin Matti Vanhanen.

Meta shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Finlandës dhe Parlamentit të saj ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe ndaj vendeve të tjera në rajon dhe vuri në dukje rëndësinë e intensifikimit konkret të bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik mes dy vendeve.

Meta dhe Vanhanen ndanë bindjen se dy parlamentet duhet të rrisin kontaktet dhe të shtyjnë përpara një axhendë të përbashkët bashkëpunimi në fushat e arsimit, teknologjisë, turizmit dhe shkëmbimeve njerëzore.

“Ishte kënaqësi e jashtëzakonshme për mua dhe për Kryetaren e Komisionit të Jashtëm, znj. Dade për t’u takuar me një personalitet të jashtëzakonshëm të politikës finlandeze, aktualisht Kryetar i Komisionit të Jashtëm Vanhanen, Kryeministër i Finlandës për një periudhë të gjatë, por edhe kandidat për president për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Dhe ishte një kënaqësi për të konfirmuar së bashku marrëdhëniet shumë të mira politike midis dy vendeve dhe rëndësinë e zgjerimit të tyre në interes të marrëdhënieve tona bilaterale, por edhe të stabilitetit në rajonin tonë, dhe në këtë drejtim shpresojmë që Vanhanen të vizitojë Shqipërinë”- tha Meta pas takimit gjatë një prononcimi për mediat.

Ndërkohë Arta Dade shprehu vullnetin për forcimin e bashkëpunimit mes dy komisioneve të jashtme parlamentare, veçanërisht në këto momente të rëndësishme zhvillimesh globale që prekin hapësirën evropiane.

Vanhanen i vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Finlandës si shumë të mira dhe shprehu mbështetjen finlandeze për avancimin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

“Vizita juaj në Finlandë është një tregues i marrëdhënieve të shkëlqyer që ne kemi mes dy vendeve. Ju uroj suksese në rrugën tuaj drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në BE. Finlanda ka qenë gjithmonë një mbështetëse e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit në BE. Ju falënderoj për ftesën që më bëtë për të ardhur në Shqipëri dhe do ta marr në konsideratë me kënaqësi”- tha Vanhanen pas takimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.