Politika

Meta: Shkodra, qendër zhvillimi për gjithë rajonin

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), Ilir Meta, i shoqëruar nga kandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Shkodër, Keti Bazhdari, zhvilloi të hënën një takim me të rinj të këtij qyteti.

Në fjalën e tij, kreu i LSI-së, vlerësoi rininë shkodrane, e cila tha ai, ka qenë gjithnjë në krye të ndryshimeve duke i hapur rrugën transformimeve në të gjithë vendin.

Sipas z. Meta, këto kapacitete të reja do të kthehen në avantazhe për ta bërë më të mirë jetën e shkodranëve dhe për t’i dhënë më shumë shpresë rinisë, që ta shohë të ardhmen në këtë qytet dhe për ta bërë Shkodrën një qendër të rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit.Takim i z.Ilir Meta ne Shkoder (1)

“Kur them gjithë rajonit nuk kam parasysh pjesën veriore të Shqipërisë, por rajonin në tërësi, sepse e tillë ka qenë Shkodra para disa shekujsh dhe të tilla i ka përsëri këto mundësi për t’u bërë një shembull zhvillimi. Bashkia e Shkodrës mund të bëhet një model i shkëlqyer i zhvillimit dhe i hapjes ndaj qytetarëve”, tha Meta.

Kryetari i LSI-së theksoi se zgjedhjet e 21 qershorit janë zgjedhje lokale, janë zgjedhje për të zgjidhur problemet e përditshme të qytetarit, ku tani bashkia merr përgjegjësi shumë më tepër se më përpara.

mta4“Kompetencat e bashkisë do të rriten për të zgjidhur këto probleme të përditshme të cilat nuk kanë ngjyra politike, por kanë vetëm një shqetësim madhor, shërbimin ndaj qytetarit. Prandaj për më shumë shërbime ndaj këtij komunitetit, ndaj këtyre qytetarëve, duhet të shprehni vullnetin tuaj me votën tuaj për Keti Bazhdarin që Shkodra të ecë në drejtimin e duhur”, shtoi më tej z. Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button