☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 25 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 87.51 ▼5.24%
ARI 4,555 ▲3.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $71,406 ▲ +0.28% ETH $2,184 ▲ +1.13% XRP $1.4191 ▼ -0.06% SOL $92.5200 ▲ +0.49%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 87.51 ▼5.24 % ARI 4,555 ▲3.47 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Politika

Meta takim me strukturat në Durrës: LSI faktor për stabilitetin e vendit

Kryetari i LSI-së, Ilir Meta mori pjesë në një takim me strukturat e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Durrës. Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe Zv.Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Nora Malaj.

Duke folur para të pranishmëve, Meta tha se mbështetja për LSI-në vjen nga mesazhi pozitiv dhe fakti që kjo forcë politike ka treguar se është një faktor për stabilitetin e vendit. Kryetari i LSI-së theksoi se mesazhi pozitiv në politikëbërje kërkon që përmes bashkëpunimit ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve.

“Është një përkrahje dhe simpati që në radhë të parë mendoj se vjen nga mesazhi pozitiv i LSI si faktor stabiliteti. LSI ka treguar se është faktor për stabilitetin e vendit. Së dyti, LSI si mesazh pozitiv në bërjen e politikës që kërkon përmes bashkëpunimit, përmes dialogut, përmes arsyes, logjikës, qëllimeve të mira, ta çojë politikën përpara dhe ta vërë në shërbim të njerëzve. Nuk është një forcë konfliktuale, e lodhshme, stresuese e kështu me radhë. Angazhimi ynë për konsensus për reformën në drejtësi është historik. Sepse po të ishte bërë pa konsensus do të ishte hapur një sherr i paparë për 20 vjet në vendin tonë. Angazhimi ynë edhe për shumë çështje të tjera të rëndësishme ka qenë tregues i përgjegjshmërisë sonë”, -theksoi Kryetari i LSI-së.

Gjithashtu, Meta e vuri theksin te forca e LSI-së, që është te respekti për njerëzit si edhe te përgjegjshmëria në politikë, duke treguar korrektesë me të gjithë.

“Forca e LSI-së mendoj se është tek mesazhi i saj pozitiv, është tek politika e saj me vendin tonë, është tek respekti për njerëzit. Kjo është shumë e rëndësishme që ne jemi gjithnjë korrekt me ta dhe mbi të gjitha është tek rinia, tek pjesëmarrja e gjerë e saj. Ne jemi të përmbajtur dhe shumë të përgjegjshëm edhe në politikë. Sepse është e thjeshtë ta humbasësh qetësinë, të bësh një veprim të nxituar, por pastaj të duhet kohë për ta korrigjuar. Njerëzit duan besim, njerëzit duan seriozitet, njerëzit duan më shumë qëndrueshmëri. LSI është në një moment shumë pozitiv sepse është një forcë gjithnjë e qëndrueshme dhe në rritje. LSI të jetë një forcë në vitin 2017, e cila vërtetë të jetë një garanci shumë herë më e madhe se sa është sot, që vendi të mos përjetojë konflikte të panevojshme, por njëkohësisht edhe reforma të nxituara, të cilat në vend që të zgjidhin problemet e vjetra, shpesh krijojnë edhe probleme të reja dhe të panevojshme”, – vijoi Kryetari i LSI-së, teksa nënvizoi se, “Mendoj se për këtë garanci është fuqia në rritje e LSI, organizimi i saj, pjekuria e saj dhe aftësia e LSI-së për të reflektuar gjithmonë. Dhe reflektimi vjen nga procesi i komunikimit, i hapjes, i përfshirjes së qytetarëve pasi në fund fare ata janë gjykatësit më të mirë të secilit prej nesh dhe gjykimin e bëjnë me votë dhe zakonisht nuk kanë gabuar”.

Ndërkaq, në fjalën e mbajtur në këtë takim Meta kërkoi që kjo periudhë para zgjedhjeve të 6 nëntorit të shfrytëzohet për të përmirësuar përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet, ndërkohë që vlerësoi maturinë e LSI-së.

“Të përqendrohemi te zgjedhjet e 6 nëntorit në LSI. Ta shfrytëzojmë gjithë këtë kohë derisa të zhvillohet Konventa, e cila do të zgjedhë ekipin e ri drejtues për të përmirësuar në funksionimin e LSI, në përfaqësimin e LSI si forcë qeverisëse, në përfaqësimin e LSI-së në të gjitha nivelet kombëtare dhe vendore. Kemi shumë për të dhënë si Lëvizje Socialiste për Integrim, si një forcë e re, por edhe si një forcë e pjekur, që ka nxjerrë mësime nga fushatat, nga përfaqësimi i saj i deritanishëm”, deklaroi Kryetari i LSI-së.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.