Meta vizitë në Zvicër, takon kryebashkiakun e Bernës
![](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/03/Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-nisi-një-vizitë-zyrtare-në-Zvicër-me-një-pritje-të-veçantë-nga-Kryetari-i-Bashkisë-së-Bernës-Alexandër-Tschappat.jpg)
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta nisi vizitën zyrtare në Zvicër me një takim të veçantë me kryetarin e Bashkisë së Bernës, Alexandër Tschappat.
![Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-nisi-një-vizitë-zyrtare-në-Zvicër-me-një-pritje-të-veçantë-nga-Kryetari-i-Bashkisë-së-Bernës-Alexandër-Tschappat](https://24-ore.com/wp-content/uploads/2015/03/Kryetari-i-Kuvendit-Ilir-Meta-nisi-një-vizitë-zyrtare-në-Zvicër-me-një-pritje-të-veçantë-nga-Kryetari-i-Bashkisë-së-Bernës-Alexandër-Tschappat.jpg)
Kryebashkiaku Tschappat shprehu ndjenjat më të ngrohta të miqësisë për Shqipërinë dhe popullin shqiptar.
Nga ana e tij, Meta
vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, si dhe peshën e kontributin e komunitetit shqiptar në Zvicër. “Zvicra, tha ai, përfaqëson një vend mik të veçantë për të gjithë shqiptarët dhe shkëmbimi i eksperiencave dhe ekspertizës me qytetin e Bernës i kontribuon cilësisë së marrëdhënieve dypalëshe”.
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nisi një vizitë zyrtare në Zvicër me një pritje të veçantë nga Kryetari i Bashkisë së Bernës Alexandër Tschappat (1)Gjatë qëndrimit në Zvicër kryetari i Kuvendit shoqërohet nga deputeti Fatmir Toçi, kryetar i grupit parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Zvicër, nga deputeti Fatmir Xhafaj, kryetar i komisionit të Ligjeve dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla.