Meucci: Korrupsioni epidemi në Kosovë, EULEX-i është mjeku!
Shefi i EULEX-it, Gabriele Meucci, e ka krahasuar korrupsionin në Kosovë me një “epidemi që ka përfshirë vendin”, kurse EULEX-in me “mjekun që lufton epideminë”.
Në një intervistë për televizionin publik të Serbisë RTS, duke provuar të shfajësojë EULEX-in për dështim në luftimin e korrupsionit në Kosovë, ka thënë se mjekët nuk janë fajtorë për përhapjen e epidemisë.
Për sa i përket akuzave të bëra nga Dick Marty, shefi i EULEX-it tha se me ato nuk do të merret fare EULEX-i, por Gjykata Speciale e cila pritet të themelohet.
Fillimisht shefi i EULEX-it ka konfirmuar gatishmërinë që të ndihmojë në zbatimin e marrëveshjeve që po arrijnë Kosova dhe Serbia në dialogun e tyre në Bruksel. Ai tha se pikërisht seleksionimi i kandidatëve serbë nga EULEX-i, që kanë konkurruar në konkursin e shpallur për gjykatës në veri është në këtë funksion, transmeton Koha.net
Duke folur për raportin e hetuesit të pavarur Jane Poul Jack lidhur me akuzat për korrupsion brenda EULEX-it, Meucci tha se raporti tregon se akuzat janë të pa bazuara. Ai ka pranuar megjithatë se ka dobësi për sa i përket mosimplementimit të mandatit nga EEULEX-i, gjë që thuhet në raport.
Sipas fjalëve të tij, duke u nisur nga fakti se korrupsioni është shumë i pranishëm në përgjithësi në Kosovë, EULEX është duke punuar në krijimin e një pakoje rregullash dhe ligjesh sipas të cilave do të duhej të luftohej korrupsioni në të ardhmen.
Meucci ka provuar të amnistojë EULEX-in kur është pyetur për dështimin në luftimin e korrupsionit, duke hedhur fajin tek institucionet e Kosovës për siç ka thënë ai, “epideminë e korrupsionit” që ka përfshirë gjithë Kosovën. “Ne po përpiqemi të bëjmë diçka, por më ngjan se nganjëherë jemi në rolin e mjekut në spital. A mund të fajësohet mjeku për epideminë e gripit?”, ka pyetur Meucci.
Për sa i përket akuzave të bëra nga Dick Marty, shefi i EULEX-it tha se me ato nuk do të merret fare EULEX-i pro Gjykata Speciale, e cila pritet të themelohet.
I pyetur përse EULEX-i nuk përfill garancitë e Qeverisë së Serbisë për lirimin e Oliver Ivanoviqit nga burgu, shefi i këtij misioni, Gabriele Meucci tha se pavarësisht nga garancionet nuk ka kushte që ai të lirohet për t’u mbrojtur në liri para se të merren në pyetje të 38 dëshmitarët që kanë mbetur.
“Ky proces sa ka filluar. Janë marrë në pyetje 21 dëshmitarë dhe kanë mbetur edhe 38 të tjerë”, është përgjigjur ai.