“Me kryeministrin Zaev biseduam për bisedimet me Greqinë, forcimin e ekonomive te vendeve të rajonit dhe mbi te gjitha folëm për rrugën e Maqedonisë drejt integrimeve euro-atlantike. SHBA-të mbështesin dhe do vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në përmbushjen e reformat për të hyrë në BE dhe për tu bërë pjesë e NATO-s”, theksoi Wess Mitchell, transmeton Zhurnal.
I pyetur nga gazetarët nëse diplomacia amerikane do të kyçet në procesin e zgjidhjes së emrit në rast të ndonjë ndërlikimi Mitchell tha se SHBA-të duan të ndihmojnë në mënyrën e duhur.
“Maqedonia mbetet e përkushtuar në partneritetin me SHBA-të. Informova zotin Miçel se ne vendet e Ballkanit Perëndimor kemi bërë hap për tejkalimin e problemeve dhe stereotipave, në këtë drejtim po punojmë edhe në gjetjen e një zgjidhje të përbashkët me shtetin fqinjë Greqinë, rreth çështjes së emrit. Kemi shprehur gatishmëri për dialog të vërtet, reformat duhet të vazhdojnë sepse hapin rrugën drejtë BE-së”, theksoi kryeministri Zoran Zaev, në preskonferencën e përbashkët me ndihmës sekretarin amerikan të shtetit për Evropë dhe Euroazi, Ues Miçel.
Ai tha se çdo ndihmë në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit është e mirëseardhur, sidomos kur një ndihmë e tillë vjen nga një aleat siç është SHBA-ja.
“Çështja e emrit zgjat që 25 vjet dhe është e tejet e ndjeshme, e rëndë. Çdo mik që do ti ndihmojë Maqedonisë për ta zgjidh këtë çështje, posaçërisht një mik siç është SHBA-ja është shumë e mirëseardhur. Ne me Bullgarin e zgjidhjen në mënyrë bilaterale, shpresoj që edhe me Greqinë ta zgjidhim këtë çështje dhe t’i njoftojmë miqtë tanë se problemin e kemi zgjidhur, por edhe çdo ndihmë në ketë drejtim është e mirëseardhur, sidomos kur vjen nga një aleat siç janë SHBA-të”, tha Zaev.