☁️
Tiranë 8°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 88.79 ▼9.61%
ARI 4,410 ▼3.61%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,784 ▲ +3.68% ETH $2,158 ▲ +4.62% XRP $1.4359 ▲ +3.47% SOL $91.5900 ▲ +5.39%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.79 ▼9.61 % ARI 4,410 ▼3.61 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 88.79 ▼9.61 % ARI 4,410 ▼3.61 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Midhja, e ardhmja e industrisë së frutave të detit në Shqipëri

Ministria e Bujqësisë mbetet e angazhuar për hapjen e eksporteve të midhjes në tregjet e Bashkimit Evropian, si një nga alternativat e zhvillimit të suksesshem të këtij sektori dhe rritjes së të ardhurave në ekonominë e vendit.

E vlerësuar nga ekspertët si e ardhmja e industrisë së frutave të detit në Shqipëri, hapja e eksporteve sipas tyre do ta bënte Butrintin, qendrën e prodhimit të midhjeve,  të rimerrte famën dhe ‘lavdinë e dikurshme’për prodhimet cilësore të midhjes.

Kjo specie e veçantë është prodhuar në lagunën e Butrintit, Sarande ne jug të vendit që prej nga viti 1960 me një prodhim vjetor gati 2 mijë  deri 5 mijë  ton midhje në vitin 1989.

Para viteve ’90 industria e midhjeve në Butrint njihej jo vetëm në tregun vendas por edhe atë të huaj si ndër më të fuqishmet. Eksportet e midhjes në atë kohë shkonin në tregun Francez, Italian etj. Ndërsa prodhimi  shkonte deri 6000 ton midhje, ndërsa sot sot, ndikuar nga embargo BE-së, ky tregues shkon 3.000-3.500 ton. Në lagunën e Butrintit janë të liçensuar vetëm 25 prodhues.

Por kapacitetet e prodhimit të midhjeve mund të shkojnë deri në 8,000 ton në vit.

Në vitin 1994, pas rënies së kolerës, BE ndaloi eksportin shqiptar të të gjitha produkteve që vinin nga sektori i peshkimit.

Përpjekjet e autoriteteve shqiptare dhe atyre evropiane për të rivlerësuar cilësinë dhe pastërtinë e ujrave të Butrintit, sipas parametrave evroipan, me qëllim hapjen e eksporteve të midhjes, kanë qënë pozitive por BE ka kërkuar edhe në auditin e fundit te vitit 2007, nevojën  për më shumë punë në lidhje me sigurinë ushqimore.

Sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian, procesi i pastrimit mund të ndodhë vetëm kur ujërat e lagunës të klasifikohen si zonë “B” nga Ministria e Bujqësisë (proces që është kryer).

Gjithese ministria e Bujqesise eshte e ngazhur per rivitalizimin e ketij sektori potencial per ekonomine e vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.