Bota

Mijëra civilë të Gazës migrojnë pas paralajmërimit të Izraelit

timthumb (1)Mijëra kanë lënë shtëpitë e tyre në një qytet të Gazës ditën e djeshme pasi Izraeli i paralajmëroi të largoheshin nga sulmet me raketa që do kryhen në pjesë të ndryshme të qytetit, në ditën e gjashtë të një sulmi që sipas zyrtarëve palestinezë vrau të paktën 160 persona.

“Ata që nuk veprojnë sipas udhëzimeve do të vënë në rrezik jetën e tyre dhe të familjeve të tyre. Kujdes!” shkruan një pamflet i hedhur nga ushtria izraelite në qytetin e Beit Lahiya, pranë kufirit me Izraelin.

Militantët në Rripin e Gazës që udhëhiqet prej islamistëve ruajtën raketa në brendësi të shtetit hebre dhe në gjakderdhjen më të ashpër në dy vjet të konfliktit Izrael-Palestinë nuk treguan asnjë shenjë ngurrimi pavarësisht presionit ndërkombëtar.

Një grua dhe një vajzë palestineze trevjeçare, u vranë nga sulmet ajrore në mëngjesin e së dielës, ka thënë ministri i Shëndetësisë i Gazës. Disa orë më parë, ai konfirmoi vrasjen e 18 personave në bombardimin nga ajri të shtëpisë së shefit të policisë nga izraelitët.

Pavarësisht veprimeve ushtarake të intenstifikuara të Izraelit – ku përfshihet edhe një sulm komando që u bë gjatë natës, i cili ishte i pari zyrtar nga ana e izraelitëve, militantët vazhduan të hedhin raketë pas rakete përtej kufirit.

Një sulm me rreze të largët në mëngjesin e së dielës aktivizoi alarmin në aeroportin ndërkombëtar të Tel Avivit, i cili nuk u sulmua nga forcat kundërshtare dhe ku fluturimet vazhdojnë normalisht.

Të shtunën në mbrëmje, Hamasi – lëvizja islamiste që sundon Gazën – kërcënoi me sulm raketash në Tel Aviv dhe në zona të tjera shumë të populluara të Izraelit.

Qindra mijëra izraelitë kërkuan strehim teksa palestinezët dolën në rrugët e qytetit të Gazës dhe përshëndetën nisjen e raketave, që është goditja më e madhe deri më tani në zonën metropolitane të Tel Avivit.

Këto raketa dhe ato të lëshuara të dielën u kapën nga sistemi i mbrojtjes izraelit i cili është financuar pjesërisht nga SHBA, sistem ky efektiv kundrejt armatimeve të rënda të Hamasit.

Askush nuk është vrarë nga më shumë se 800 raketa që ushtria izraelite deklaron se janë qëlluar që kur filloi ofensiva. Ministri i Shëndetësisë i Gazës tha se të paktën 160 palestinezë, përfshirë 135 civilë, mes tyre më shumë se 30 fëmijë, kanë mbetur të vrarë në gjashtë ditët e sulmeve dhe mbi 1000 të tjerë janë plagosur.

Në fletëpalosjet izraelite të hedhura mbi Beit Lahiya, ku jetojnë 70 mijë palestinezë, shprehej se qytetarët të tre nga dhjetë lagjet e tij duhej të evakuoheshin prej banesave dhe të zhvendoseshin në jug, më thellë Rripit të Gazës deri në orën 12 të paradites.

Ministri i Brendshëm i Gazës, në një deklaratë në radion e Hamasit, i shpërfilli paralajmërimet e Izraelit duke i quajtur si presion psikologjik dhe i udhëzoi ata që lanë shtëpitë të kthehen dhe të qëndrojnë në qytet.

Paralajmërimi jepte rrugët që banorët mund të përdornin të sigurt dhe shprehej se Izraeli kishte për qëllim të sulmonte çdo zonë nga ku lëshohen raketa. Aty nuk tregohej nëse do të kryhej edhe sulm nga toka.

Ky është paralajmërimi i parë që Izraeli u ka bërë palestinezëve në një zonë kaq të gjerë. Paralajmërimet e mëparshme, nëpërmjet telefonit apo taktikave të tjera janë bërë personalisht ndaj shtëpive që synoheshin për sulm.

Të paktën 4000 persona kanë lënë Beit Lahiya dhe janë grumbulluar në tetë shkolla të drejtuara prej Kombeve të Bashkuara në qytetin e Gazës të dielën.

Disa kanë udhëtuar me karroca me gomarë të mbushura me fëmijë, valixhe dhe dyshekë, ndërsa të tjerë kanë mbërritur me makinë apo taksi. Një burrë, akoma i veshur me rroba gjumi, tha se disa banorë kishin marrë telefonata paralajmëruese për t’u larguar.

“Çfarë të bëjmë? Na duhej të largoheshin për të shpëtuar jetët e fëmijëve tanë”, tha Salem Abu Halima, 25 vjeç dhe baba i dy fëmijëve.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button