Mikaela Shiffrin e pandalshme, vjen Kupa e 6-të e Botës për skiatoren amerikane
Sportistja amerikane fiton pikët e nevojshme për të qenë përpara Aicher dhe në shton trofeun e radhës në karrierën e saj të jashtëzakonshme.
Mikaela Shiffrin ka fituar për herë të 6-të Kupën e Botës në ski në karrierën e saj. Ka mjaftuar sot një renditje në 15 vendet e para që ajo të qëndrojë përpara gjermanes Emma Aicher, e cila e ka rivalizuar deri në garën e fundit.
Në gjigantin e Hafjell, që ka mbyllur sezonin, Shiffrin u ngjit nga vendi i 17-të që mbante pas zbritjes së parë dhe ia doli të siguronte trofeun e lakmuar. Një ditë më parë Shifrrin regjistroi suksesin numër 110 në Kupën e Botës.
Shiffrin ka arritur kështu austriaken Annemarie Moser-Pröll, e cila fitoi 6 tituj në vitet ’70. Moser-Pröll fitoi 5 tituj radhazi nga 1971-shi në 1975-ën e më pas një të 6-të në vitin 1979. Shiffrin triumfoi për 3 vjet radhazi, 2017-2019, pastaj shtoi dy tituj në vitet 2022 dhe 2023. Vetëm Marcel Hirscher, në kuotën e 8 titujve, ka fituar më shumë.
The post Mikaela Shiffrin e pandalshme, vjen Kupa e 6-të e Botës për skiatoren amerikane appeared first on RTSH.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.