☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 07 April 2026
S&P 500 6,617 ▲0.08%
DOW 46,584 ▼0.18%
NASDAQ 22,018 ▲0.1%
NAFTA 112.30 ▼0.1%
ARI 4,734 ▲1.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $69,349 ▼ -0.85% ETH $2,115 ▼ -1.81% XRP $1.3174 ▼ -1.91% SOL $81.9600 ▼ -0.2%
S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.30 ▼0.1 % ARI 4,734 ▲1.04 % S&P 500 6,617 ▲0.08 % DOW 46,584 ▼0.18 % NASDAQ 22,018 ▲0.1 % NAFTA 112.30 ▼0.1 % ARI 4,734 ▲1.04 %
EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1544 EUR/GBP 0.8723 EUR/CHF 0.9214 EUR/ALL 95.9465 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3910 EUR/TRY 51.4600 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.6063
07 Apr 2026
Breaking
Amerika

Mike Pence merr kërkesë për paraqitje të detyrueshme në hetimin kundër ish-presidentit Trump

Ish-nënpresidenti amerikan Mike Pence mori një kërkesë për paraqitje të detyrueshme nga prokurori i posaçëm Jack Smith, i cili po drejton hetimet mbi përpjekjet e ish-presidentit Donald Trump dhe aleatëve të tij për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020.

Një person që ka njohuri për këtë çështje, e konfirmoi lajmin për agjencinë e lajmeve Associated Press, në kushte anonimiteti të enjten.

Prokurori i Posaçëm Jack Smith ia ka dërguar ditëve të fundit thirrjen ish-nënpresidentit Pence për të dëshmuar në hetimin mbi përpjekjet për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Skenari i jashtëzakonshëm një ish-nënpresidenti që mund të dëshmojë kundër ish-shefit të tij në një hetim penal vjen ndërsa Mike Pence po konsideron fillimin e një fushate presidenciale për zgjedhjet e vitit 2024 kundër ish-presidentit Trump. Marrëdhëniet mes tyre u ftohën pasi një turmë e mbështetësve të zotit Trump sulmoi Kapitolin më 6 janar të vitit 2021, në përpjekje për të ndërprerë çertifikimin e fitores në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 të demokratit Joe Biden.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.