Tiranë 11°C · Pjesërisht vranët 25 March 2026
S&P 500 6,587 ▲0.46%
DOW 46,420 ▲0.64%
NASDAQ 21,887 ▲0.57%
NAFTA 91.29 ▼1.15%
ARI 4,531 ▲2.93%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $70,881 ▲ +1.84% ETH $2,166 ▲ +1.92% XRP $1.4125 ▲ +1.47% SOL $91.7400 ▲ +2.96%
S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 % S&P 500 6,587 ▲0.46 % DOW 46,420 ▲0.64 % NASDAQ 21,887 ▲0.57 % NAFTA 91.29 ▼1.15 % ARI 4,531 ▲2.93 %
EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1597 EUR/GBP 0.8655 EUR/CHF 0.9151 EUR/ALL 95.9660 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4136 EUR/TRY 51.4683 EUR/JPY 184.13 EUR/CAD 1.5951
25 Mar 2026
Breaking
Kosova

Mimoza Kusari- Lila në tetor prezanton partinë e re

Skenës politike në Kosovë, shumë shpejtë pritet t’i shtohet edhe një parti e re. Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari- Lila dhe deputeti i pavarur, Ilir Deda janë në vlugun e përgatitjeve për prezantimin e partisë së re.

Mimoza Kusari Lila, ka konfirmuar për Indeksonline se partia e re prite të zyrtarizohet gjatë muajit tetor. Ndërsa sa i përket emrit dhe kryetarit të saj, Lila ka thënë se ende nuk është vendosur pasi janë në fazën e definimit.

“Në dinamiken e prezantimit e kemi në muajin tetor. Jemi duke i bërë përgatitjet për regjistrimin e partisë dhe për mbajtjen e Konventës se parë, e cila do të mbahet në tetor.” ka thënë Kusari- Lila.

Partia e re sipas saj, është e hapur për të gjithë ata qe besojnë se forca e re është e domosdoshme për të bërë ndryshime substanciale në Kosovë dhe mi dhënë një kahje të re zhvillimeve politike të Kosovës. E pyetur se kush përveç saj dhe Ilir Dedës do të jetë pjesë e kësaj partie, kryetarja e Gjakovës ka thënë se atë ditë kur do të prezantohet emri i ri i partisë do të prezantohen edhe grupi i parë i atyre të cilët do të jenë bashkëthemelues të partisë.

“Unë mendoj se ka hapësire shumë të madhe për shkak se ata të cilët qe nuk votojnë sot në Kosovë përbëjnë elektorat të madh, flasim për një elektorat të fjetur, lë anash edhe elektoratin e pakënaqur të  partive që janë në pozitë dhe opozitë. Prandaj mendoj se do të varet edhe nga ne sa arrijmë t’i afrojmë”, ka shtuar Kusari Lila.

Situata aktuale politike në vend, sipas saj, është argument shtesë se gjërat nuk po mund të lëvizin në drejtimin e duhur prandaj duhet diçka tjetër.

“Qytetarët e kanë shansin që në këtë platforme të re politike ,e cila nuk varet nga emrat e disa individëve, por do të bazohet në ideologji ta shfaqin gjithë potencialin dhe energjinë e vet për ndryshime pozitive në Kosovë”, ka theksuar Kusari Lila.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.