☀️
Tiranë 8°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 91.04 ▲3.3%
ARI 4,398 ▼0.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,466 ▲ +3.37% ETH $2,142 ▲ +4.86% XRP $1.4139 ▲ +2.67% SOL $90.3000 ▲ +4.94%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 91.04 ▲3.3 % ARI 4,398 ▼0.21 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Ministri Ahmetaj në ‎Vjenë, merr pjesë në konferencën e Bankës Botërore

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj do të marrë pjesë sot në konferencën e Bankës Botërore me titull “Plani i përbashkët i veprimit për integrimin tregtar dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor”.

Kjo konferencë i paraprin takimit të tretë të vendeve të rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili këtë vit do të mbahet më 4 korrik në Paris.‎ ‎

“Falenderoj Bankën Botërore që në tre vitet e fundit ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të ndryshuar qasjen tonë, duke na kujtuar se në të shkuarën, si rajon, kemi qenë në qendër të vëmendjes për arsyet e gabuara. Jemi fokusuar të bëjmë gjërat e duhura për vendet tona. Kemi hyrë në një rrugë reformash strukturore dhe axhustimi fiskal. Është e vështirë, por e domosdoshme.‎‎ ‎Ekonomia shqiptare ka përshpejtuar ritmin e rritjes krahasuar me vitin 2013, jemi mbi mesataren e rajonit, por aspak mjaftueshëm në raport me objektivat për konvergjencë me BE-në. Sfida jonë është integrimi rajonal tregtar. Edhe pse nën CEFTA, secili vend është treguar shumë i zgjuar për të gjetur instrumente që kthehen në barriera të buta për njëri-tjetrin. Këtu duhet të konsiderojmë riskun e madh të grupeve të vegjël lobuese ne rajon”, është shprehur Ahmetaj.

Ministri i Financave shtoi se, “diskriminimi i produkteve shqiptare në pikat doganore me fqinjët nuk i shërben procesit të integrimit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.