☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,556 ▼0.37%
DOW 46,124 ▼0.18%
NASDAQ 21,762 ▼0.84%
NAFTA 88.65 ▼4.01%
ARI 4,510 ▲2.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,593 ▼ -0.28% ETH $2,158 ▲ +0.39% XRP $1.4158 ▼ -1.05% SOL $90.9500 ▼ -0.43%
S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 % S&P 500 6,556 ▼0.37 % DOW 46,124 ▼0.18 % NASDAQ 21,762 ▼0.84 % NAFTA 88.65 ▼4.01 % ARI 4,510 ▲2.44 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Politika

Ministri belg: Shqipëria, sërish në listën e vendeve të sigurta

Në Bratisllavë të Sllovakisë, vendit që ka Presidencën e rradhës të BE, po mbahet takimi i ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian dhe vendeve kandidate.

Vendet pjesëmarrëse po diskutojnë mbi çështje si kriza migratore dhe propozime për një solidaritet dhe bashkëpunim. Palët diskutuan që së shpejti të miratohet një paketë e përbashkët për azilin, duke caktuar procedura të njëjta në të gjitha vendet.

Gjatë punimeve, zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Elona Gjebrea pati një takim me sekretarin e Shtetit të Belgjikës për Migrimin dhe Azilin, Theo Francken. Zoti Francken bëri një deklaratë pas takimit me zv/ministren Gjebrea.

“Këshilli i Shtetit të Belgjikës ka vendosur që Shqipëria duhet të përjashtohet nga lista e vendeve të sigurta për vitin 2015. Këshilli i Shtetit e ka bërë edhe më parë këtë, në vitin 2012, 2013, 2014. Qeveria belge gjithësesi nuk pajtohet me këtë vendim dhe, ashtu si në vitet pararendëse, do ta përfshijë menjëherë Shqipërinë sërish në listën e vendeve të sigurta”, deklaroi Francken.

Ai theksoi se qeveria belge mbetet e bindur se Shqipëria vërtet është një vend i sigurt dhe se shqiptarët përgjithësisht nuk kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare.

“Qeveria e Belgjikës dhe e Shqipërisë vijojnë bashkëpunimin shumë të mirë në çështje të ndryshme, përfshirë migrimin”, theksoi Francken.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.