Ministri i Jashtëm malazez, Ibrahimoviç: Mali i Zi dhe Shqipëria, partneritet të fortë për integrimin në BE dhe stabilitetin në rajon
Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Ervin Ibrahimoviç, po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë, ku theksoi se Shqipëria dhe vendi i tij janë të lidhur nga miqësia dhe vizioni i përbashkët evropian.
Gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar, Ferit Hoxha, Ibrahimoviç theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë bazuar në përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin, sigurinë dhe paqen në rajon.
Ai nënvizoi se Shqipëria dhe Mali i Zi, si vende kandidate për integrimin në Bashkimin Europian, janë në përputhje të plotë me objektivat e BE-së lidhur me politikën e jashtme dhe atë të sigurisë.
“Kam diskutuar me kolegun tim për çështje të rëndësishme për dy vendet tona dhe për rajonin. Ne konfirmuam se Shqipëria dhe Mali i Zi janë të lidhur nga miqësia, besimi dhe vizioni ynë i përbashkët evropian. Marrëdhëniet me Malin e Zi dhe Shqipërinë janë partnerë me përgjegjësi të përbashkët për stabilitetin, sigurinë dhe paqen e rajonit.
Si Shqipëria ashtu edhe Mali i Zi, si vende kandidate për integrimin në BE, janë në përputhje të plotë me objektivat e jashtme dhe ato të sigurisë së BE-së. Ministri malazez bëri të ditur se Mali i Zi mbështet fuqimisht integrimin e gjithë rajonit si një element kyç për stabilitetin dhe zhvillimin e ardhshëm.
Anëtarësimi i Malit të Zi në BE deri në 2028 me 14 kapituj të mbyllur tregon punën për mbylljen e kapitujve të tjerë dhe për të qenë vend anëtar i BE deri në fund të 2028. Mali i Zi mbështet fuqimisht integrimin e gjithë rajonit, pasi është kyç për stabilitetin dhe zhvillimin në të ardhmen. Jam i bindur që të dyja vendet tona do tregojnë shembullin e përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit në rajon”, tha ai.
Gjatë takimit u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e pranisë së kompanive malazeze në Shqipëri dhe krijimin e mundësive për investime dhe bashkëpunim tregtar.
“Në takimin tonë folëm për nevojën e një ndërlidhjeje më të fortë ekonomike dhe përmirësimin në fushën e infrastrukturës mes dy vendeve. Kemi interes për praninë më të lartë të kompanive malazeze në Shqipëri dhe për të krijuar mundësi të tjera për investim dhe bashkëpunim tregtar. Ne ndajmë pikëpamje identike për të ardhmen e rajonit dhe rëndësinë që ka integrimi i Ballkanit. Siguria kibernetike është e rëndësishme edhe për të fuqizuar bashkëpunim tonë. Lidhur me pakicat përbëjnë urat lidhëse mes vendeve tona”, tha Ibrahimoviç.
Samiti i radhës i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor do të mbahet në Malin e Zi në qershor, i dyti që zhvillohet në vendet kandidate, pas atij të parë që u mbajt në Tiranë.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.