Ministri Klosi: Tolerancë zero ndaj rasteve të dhunës në qendrat sociale
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, deklaroi sot në parlament se toleranca ka qënë zero ndaj të gjithë përgjegjësve të rasteve të dhunës apo keqtrajtimit të femijeve në qendrat sociale, që administrohen nga Shërbimi Social Shtetëror.
Debate për përgjimet
Marrëveshja për shkëmbimin dhe mbrojtjen e informacionit të klasifikuar me Bashkimin Evropian ështe pika e parë e rendit të ditës së seances se sotme. Por, debati parlamentar sërish është fokusuar tek argumenti i fundit i opozitës për ekzistencën e një pajisje të paligjshme përgjimi, e kthyer në çështjen më të nxehtë të debatit politik të dites.
Deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, e konsideroi çështjen abuzim, papërgjegjshmëri dhe tallje me opinionin publik.
“Opozita përpiqet të ngarkojë opinionin publik me grupe kriminale e fantazma që vetëm ajo i di. Të gjithë ata që kanë kulturën minimale të kontrollit të informacionit, gjëja e parë që vjen nuk mund të shitet si e vërtetë. Mjafton të thotë dikush diçka dhe bëhet alibi për të sulmuar mazhorancën”, u shpreh Ndreu.