Tiranë 5°C · Pjesërisht vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,261 ▼ -3.58% ETH $1,991 ▼ -3.41% XRP $1.3346 ▼ -2.23% SOL $82.5700 ▼ -4.49%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministri Naço takime gjatë hapjes së vitit ligjor në Britaninë e Madhe

10633415_855142871170760_5392167655143915802_o-466x350Ministri i Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Nasip Naço, po zhvillon disa takime të nivelit të lartë, në kuadër të një vizite pune disaditore në Mbretërinë e Bashkuar.

Ministri Naço ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale të hapjes së Vitit Ligjor në Angli dhe Uells, i ftuar nga, Chris Grayling, autoriteti më i lartë përgjegjës për funksionimin efikas dhe pavarësinë e gjykatave, më të cilin është takuar gjatë pritjes tradicionale me Lordët.

Pas kësaj ceremonie tradicionale në Westminster Abbey, e cila mbledh çdo vit gjyqtarë, ministra të Drejtësisë nga e gjithë bota, si dhe personalitete të shquara të fushës së drejtësisë nga Anglia, Uellsi dhe vende të tjera të BE-së, ministri Naço ka zhvilluar një takim me homologun e tij, Ministrin e Drejtësisë dhe të Drejtave Civile, Simon Hughes.

Ministri Naço takime në Britaninë e Madhe, gjatë hapjes së vitit ligjor në Britaninë e Madhe

Gjatë takimit Ministri Naço ka bërë një ekspoze të hapave të ndërmarra deri më tani nga Ministria e Drejtësisë, dhe është ndaluar veçanërisht në përpjekjet e bëra nga ana e Qeverisë Shqiptare në drejtim të luftës kundër korrupsionit.

Ministri Naço e informoi homologun e tij mbi ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, rëndësinë e reformimit të Gjykatës së Lartë, risitë në Ligjin “Antimafia”, etj.

Gjithashtu, Ministri Naço e njohu z. Hughes me zhvillimin e konferencës për reformën në drejtesi, e cila do të mbledhë sëbashku të gjithë aktorët e sistemit, për të diskutuar të ardhmen e kësaj reforme. Ministri u shpreh se konferenca do të jetë një shembull për domosdoshmërinë e gjithëpërfshirjes në këtë reformë.

Partneritetin dhe asistencën e Mbretërisë së Bashkuar, Ministri Naço i ka konsideruar të një rëndësie të madhe, ndërsa vlerësoi se bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve në fushën e drejtësisë ka qenë i shkëlqyer dhe se ndihma e Mbretërisë së Bashkuar nuk ka munguar kurrë.

Ministri Naço takime në Britaninë e Madhe, gjatë hapjes së vitit ligjor në Britaninë e Madhe

 

“Unë vlerësoj se përmbushja e reformave dhe sfidave për integrim, përbëjnë një qëllim madhor i cili kërkon shumë përkushtim nga të gjithë aktorët, por edhe asistencë të vazhdueshme nga ana e partnerëve ndërkombëtarë”, u shpreh Ministri Naço.

Ministri i Drejtësisë dhe të Drejtave Civile të Britanisë së Madhe, Simon Hughes, e vlerësoi punën e Qeverisë Shqiptare në fushën e drejtësisë dhe i konsideroi hapat e ndërmarra deri tani si shumë inkurajuese, ndërsa shprehu interes lidhur me masat dhe prioritetet në vazhdim. Njëkohësisht  Hughes shtoi se duhen përshëndetur masat e marra përsa i përket transferimit të të burgosurve.

Gjithashtu Hughes shprehu interesin dhe angazhimin e tij lidhur me një projekt të përbashkët me Shërbimin e Provës në Shqipëri, dhe siguroi për bashkëpunim të mëtejshëm për projekte të tjera me interest të ndërsjelltë. Në përfundim të takimit Ministri Naço e ka ftuar homologun e tij, Simon Hughes për një vizitë zyrtare në Tiranë, ftesë e cila është pritur me shumë kënaqësi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.