☁️
Tiranë 5°C · Vranët 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 101.18 ▲7.09%
ARI 4,521 ▲2.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,172 ▼ -3.82% ETH $1,990 ▼ -3.57% XRP $1.3261 ▼ -2.96% SOL $82.6800 ▼ -4.42%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 101.18 ▲7.09 % ARI 4,521 ▲2.55 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Kronika

Ministri Naço takon ambasadorin Fitoussi: Vlerësimi i gjyqtarëve sipas modelit francez

Nasip-Naco1Implementimi i modelit francez në vlerësimin e punës së gjyqtarëve, është një nga idetë më të reja të ministrit të Drejtësisë, Nasip Naço, i cili priti të enjten në një takim ambasadorin e ri të Francës në Tiranë, Bernard Fitoussi.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Drejtësisë, mësohet se gjatë takimit ministri Naço ka prekur të gjitha problematikat e drejtësisë shqiptare, duke i shtrirë dorën e bashkëpunimit diplomatit të ri francez, në veçanti në fushën e trajnimeve dhe në sistemin e vlerësimit të gjyqtarëve.

Duke i uruar suksese në detyrën e re, ministri Naço e falenderoi diplomatin për ndihmën e dhënë gjatë këtyre viteve nga ana e shtetit francez për Shqipërinë në aspekte të ndryshme gjatë rrugës së zhvillimit të vendit tonë. Ai gjithashtu e informoi rreth vizitës në Francë, duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishme dhe duke vlerësuar pritjen që autoritetet më të larta i kanë bërë delegacionit shqiptar.

“Gjatë vizitës mora mbështetje në lidhje me hapat e hedhura nga Shqipëria drejt realizimit të aspiratave evropiane. Ne kemi nevojë për ndihmën dhe asistencën tuaj në drejtim të gjykatave administrative, më konkretisht për trajnimin e gjykatësve dhe administratës së këtyre gjykatave. Një nga qëllimet e vizitës lidhej edhe me përfitimin e eksperiencës më të mirë të sistemit të drejtësisë franceze, veçanërisht përsa i takon sistemit francez të vlerësimit të gjyqtarëve”, u shpreh ministri Naço.

Ministri e ka informuar ambasadorin edhe për organizimin e një konference ndërinstitucionale për reformën në drejtësi, duke shprehur besimin e tij se pas kësaj konference reformimi i sistemit gjyqësor do të bëhet mbi një emërues të përbashkët dhe me përfshirjen e të gjithë aktorëve.

Nga ana  e tij, ambasadori i Francës, Bernard Fitoussi, i shprehu ministrit të Drejtësisë admirimin e tij për kurajon me të cilën po përballon sfidat në sistemin e drejtësisë. Ai theksoi se reforma në drejtësi ishte një kusht vendimtar për marrjen e statusit të vendit kandidat për anetarësim në BE. Duke u ndalur në tematikat e prekura nga ana e ministrit, ambasadori Fitoussi ka shprehur dakordësinë e tij lidhur me rëndësinë e së drejtës administrative, duke e cilësuar atë si një kod nderi mes qytetarëve dhe shtetit, si dhe një gur themeli për ngritjen e shtetit të së drejtës.

“Jam i gatshëm t’ju ofroj ndihmën time në dhënien e ekspertizës ndaj sfidave që lidhen me ecurinë e punës në gjykatat administrative në Shqipëri. Franca gjithashtu, mund t’ju vijë në ndihmë edhe nëse i referoheni eksperiencës së saj lidhur me fushën e krimit të organizuar dhe korrupsionit, pasi ajo ka një legjislacion mjaft të mirë e të konsoliduar në këto fusha”, garantoi ambasadori Fitoussi.

Sipas ambasadorit, edhe fusha e të drejtës së biznesit është një tjetër sektor ku mund të merret mbështetje dhe ekpertizë, ndërsa vuri në dukje një interes serioz të investitorëve francez ndaj vendit tonë. Një pikë tjetër së cilës ambasadori i kushtoi mjaft vëmendje gjatë diskutimit ishte edhe rëndësia e aksesit të qytetarëve në drejtësi. Në lidhje me këtë temë, ministri Naço e informoi ambasadorin se për aksesin në drejtësi është menduar seriozisht në hapat e refomës të hedhura deri tani. Ambasadori Fitoussi e ka ftuar ministrin Naço që së bashku me stafin e tij të nisin hartimin e një plani pune apo kalendari bashkëpunimi në terma konkretë, duke e ftuar që të ketë besim se mbështetja e shtetit francez do të jetë e pakursyer.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.