☁️
Tiranë 7°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 104.84 ▲1.91%
ARI 4,541 ▼0.35%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,499 ▲ +0.61% ETH $2,020 ▲ +1.73% XRP $1.3233 ▲ +0.04% SOL $82.4600 ▲ +1.58%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 104.84 ▲1.91 % ARI 4,541 ▼0.35 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ministri Salla në Kavajë: Shqipëria nis eksportin e vezëve “Kategoria A”, pas dakordësimit me BE

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, gjatë një vizite në një pulari në Kavajë, bëri të ditur se Shqipëria ka nisur eksportin e vezëve të “Kategorisë A”, pas dakordësimit me Bashkimin Europian.

Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm për sektorin e shpendarisë dhe për rritjen e eksporteve bujqësore, duke u bazuar në përmbushjen e standardeve më të larta të sigurisë ushqimore, gjurmueshmërisë dhe mirëqenies së kafshëve.

Salla u shpreh se tashmë prodhuesit shqiptarë kanë mundësi reale për të hyrë në tregjet ndërkombëtare, duke eksportuar produkte cilësore që plotësojnë kriteret e BE-së.

Ai njoftoi gjithashtu hapjen e aplikimeve për mbështetje financiare nga AZHBR, duke ftuar fermerët dhe sipërmarrësit të aplikojnë për skemat mbështetëse që synojnë rritjen e kapaciteteve prodhuese dhe forcimin e konkurrueshmërisë së Shqipërisë në tregjet e huaja.

Vizita në fermën “Veza Savio” në Kavajë, e themeluar nga dy mjekë veterinerë, Sandri dhe Viola, u konsiderua si një shembull konkret i zhvillimit sipas standardeve të Bashkimit Europian.

Ferma, e cila nisi në vitin 2018 me rreth 12,000 shpendë dhe sot ka arritur në 40,000, operon me cikël të mbyllur prodhimi, duke garantuar kontroll të plotë të çdo hallke dhe produkte cilësore për konsumatorin.

Nisja e eksportit të vezëve të “Kategorisë A” u përshëndet edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili e cilësoi si një arritje të rëndësishme për bujqësinë shqiptare dhe një dëshmi të qartë se vendi po ecën me hapa konkretë drejt integrimit europian.

Rama theksoi se eksporti i vezëve të “Kategorisë A” është një tregues i përkushtimit të Shqipërisë për të përmbushur standardet e BE-së dhe për të rritur rolin e saj në tregjet ndërkombëtare.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

/rtsh.al/

The post Ministri Salla në Kavajë: Shqipëria nis eksportin e vezëve “Kategoria A”, pas dakordësimit me BE appeared first on RTSH.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.