☁️
Tiranë 12°C · Vranët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,808 ▲ +1.74% ETH $2,110 ▲ +1.72% XRP $1.4204 ▲ +2.22% SOL $88.5500 ▲ +1.95%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ministria e Bujqësisë hap aplikimet për grantet në bujqësi

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në qeverinë e Kosovës, që nga sot ka hapur periudhën për aplikim për disa masa mbështetëse përmes granteve investive për fermerët në gjithë territorin e Kosovës.

Aplikimet janë hapur për përkrahjen në investimet në asetet fizike në ekonomitë bujqësore në sektorin e qumështit, pemëve, serrave, të mishit, të vezëve, si dhe investimet për diversifikimin e fermave dhe zhvillimin e bizneseve, si dhe masën për ujitjen e tokave bujqësore.

Njoftimi i dërguar thekson se, gjatë periudhës për aplikim, e cila zgjatë mbi 40 ditë që nga dita e hapjes, fermerët dhe agrobizneset mund të aplikojnë për të përfituar në kuadër të këtyre masave, duke u bazuar në dokumentacionin, procedurat dhe kriteret e parapara me program dhe që janë publike në faqen e ministrisë dhe Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB).

Buxheti për programin për bujqësi dhe zhvillim rural, si dhe programin për pagesa direkte sivjet arrin në 46 milionë euro, ku 23 milionë janë planifikuar të ndahen për grante investive dhe 23 milionë janë planifikuar të ndahen për pagesa direkte. Në krahasim me vitin e kaluar buxheti këtë vit është 3 milionë edhe më i madh.

Ministria e Bujqësisë ka lehtësuar disa procedura rreth aplikimit dhe vlerësimit me qëllim të krijimit të mundësive për fermerët për të përfituar nga masat mbështetëse të ministrisë.

Thirrjet për aplikim për masën 103 dhe për pagesat direkte pritet të shpallen në ditët në vijim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.