☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 20 March 2026
S&P 500 6,606 ▼0.27%
DOW 46,021 ▼0.44%
NASDAQ 22,091 ▼0.28%
NAFTA 95.10 ▼0.47%
ARI 4,711 ▲2.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $71,105 ▲ +1.59% ETH $2,164 ▲ +0.11% XRP $1.4603 ▲ +0.27% SOL $89.8100 ▲ +0.43%
S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.10 ▼0.47 % ARI 4,711 ▲2.29 % S&P 500 6,606 ▼0.27 % DOW 46,021 ▼0.44 % NASDAQ 22,091 ▼0.28 % NAFTA 95.10 ▼0.47 % ARI 4,711 ▲2.29 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ministria e Financave: Rritje e treguesve fiskalë në 3-mujorin e parë 2016

Ministria e Financave ka publikuar treguesit fiskalë paraprakë për tremujorin e parë 2016. Sipas një njoftimi për shtyp, të ardhurat e përgjithshme janë realizuar në masën 95.8 miliardë lekë, ose afërsisht 1.4 milionë lekë më shumë se plani 3-mujor i vitit 2016.
Të ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, përfshirë kontributet e mbledhura nga DPT, u realizuan në vlerën 84,8 miliardë lekë, që do të thotë 12.4 miliardë lekë, ose 17.27% më shumë se 3-mujori i vitit të kaluar dhe 2.7 miliardë lekë më shumë se plani, ose 3.34%.
Sipas njoftimit, të ardhurat nga taksat doganore janë realizuar në vlerën 1.3 miliard lekë, ose 2.51% më shumë se 3-mujori i vitit 2015 dhe një performancë 0.38% mbi planin e kësaj periudhe.
Të ardhurat nga akciza, vijon njoftimi zyrtar, janë realizuar në vlerën 8.5 miliardë lekë, ose 21.71% mëshumë se një vit më parë dhe 10.87% më shumë se plani.
Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes së sasisë së cigares së importuar me 190 tonë, ose 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2015.
Të ardhurat nga renta minerale janë realizuar në vlerën e 536 milionë lekëve, -17.7% krahasuar me 3-mujorin e vitit 2015, duke reflektuar rënien drastike të çmimit të naftës bruto në tregun ndërkombëtar.
Ndërsa të ardhurat nga TVSH-ja në import janë realizuar në vlerën e 21 miliardë lekëve, çka do të thotë se kontributi në të ardhura nga ky zë është 4.98% më shumë se 3-mujori  i vitit 2015 dhe një realizim i planit në masën 99.8%.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.