☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 90.62 ▲2.83%
ARI 4,401 ▼0.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $70,857 ▲ +4.51% ETH $2,163 ▲ +6.36% XRP $1.4234 ▲ +3.93% SOL $91.1600 ▲ +6.58%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.62 ▲2.83 % ARI 4,401 ▼0.15 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 90.62 ▲2.83 % ARI 4,401 ▼0.15 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ministria e Kulturës ndan çmimet për fushën e muzikës

Në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës u  zhvillua sot ndarja e çmimeve në fushën e muzikës, ku profesoreshat e muzikës Seniha Spahiu dhe Sevime Gjinali u nderuan me Çmimin për vepër Jetësore për muzikë “Niketë Dardani” për vitin 2015.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm ministri i Kulturës, Kujtim Shala, artiste, etj.

Kurse, me çmimet vjetore në fushën e muzikës janë nderuar veprat e kompozitorëve Dafina Zeqiri- Nushi për “Fantazia e Fuga” për duo pianistik, Mendi Mengjiqi për “Suitë shqiptare për orkestër harqesh”, Kreshnik Aliçkaj për “Koncert për violinë e piano e orkestër” si dhe Drinor Zymberi për “Cantata Metamorphosis” për solistë, kor e orkestër.

Çmimet në këtë fushë ndahen në bazë të Rregullores së Ministrisë për dhënien e Çmimit Kombëtar për Veprimtari Jetësore “Niketë Dardani” dhe çmimeve për vepra muzikore dhe kanë vlera financiare.

Ndërsa, çmimet nga fusha e kinematografisë do të ndahen në një ceremoni tjetër të veçantë në 10 qershor. Çmimi për Vepër Jetësore në fushën e kinematografisë “Bekim Fehmiu” i jepet  aktorit Bislim Muçaj. Ndërsa, çmimi vjetor për kinematografi produktorit (producentit) të filmit “Shok”, Eshref Durmishit.

Juria profesionale për çmimet për në fushat e muzikës përbëhej nga akademiku Zeqirja Ballata, kompozitorit Valton Beqiri dhe Baki Jasharit, kompozitor dhe dirigjent.

Ndërsa juria profesionale që ka vlerësuar çmimet për kinematografi përbëhej: Xhevat Qorraj, aktor, Isa Qosja, regjisor, Menduh Nushi, kameraman, Igballe Qena, aktore dhe Jahi Jahiu, dramaturg.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.